en-US
 
  • Site
  • Web
Search

NË IADK QËNDROI EKSPERTI NGA HOLANDA

Në kuadër të projektit  Ecodairy,  IADK-në e ka vizituar eksperti Holandez Gert Veldhorst. Gjatë qëndrimit të tij janë përfituar shumë përvoja në rrafshin e menaxhimit të fermes e sidomos në mbajtjen e higjenes në stalla. 

Qëllimi i projektit Ecodairy është ngritja e kualitetit të qumështit në zinxhirin e prodhimit të qumështit me theks të veçnantë te prodhuesit si dhe menaxhimi i shpenzimi i ujit. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë janë vizituar: Kompania Bylmeti, Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës si dhe disa fermerë të ndryshëm.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me situatën aktuale në zingjirin e prodhimit të qumështit, krahasimi me gjendjen aktuale në shtetet e BE-së si dhe dhënia e rekomandimeve me të cilat do të ndihmohen fermerët për ngritjen e cilësisë së qumështit.