en-US
 
  • Site
  • Web
Search

BËHET PËRZGJEDHJA E PËRFITUESVE PËR PAJISJE PËR BLETË NË KOMUNËN E FERIZAJT

Organizata  Joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW)  nga Gjermania ,dhe bashkë financuar nga Komuna e Ferizajt.


Në kuadër të projektit  në Komunën e Ferizajt për përfitimin e pajisjeve në bletari kanë aplikuar 20  bletar dhe komisioni i përberë nga ekspertët e IADK-së dhe Komunës së Ferizajt, ka vizituar të gjithë aplikuesit dhe ka përzgjedhur 10 përfitues te cilët kanë arritur te marrin me se shumti pike gjate vizitave dhe verifikimit te gjendjes ne terren.

Përzgjedhja është bërë nga tre anëtar të komisionit , dhe me kriteret që janë përcaktuar në bashëpunim me donatorin ku qëllimi kryesor ka qënë te ju ndihmohet fermerëve në nevojë dhe nga zonat e thella malore.