en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRMBYLLET ME SUKSES PROJEKTI NDËRKUFITAR ME MALIN E ZI

U përmbyll me sukses projekti “Turizmi rural për zhvillimin ekonomik te zonës ndërkufitare të Kosovës dhe Malit te Zi” projekti i zbatuar nga IADK në partneritet me Shoqatën Golden Honey nga Deçani  dhe financuar nga Bashkimi Evropian.



Qëllimi i projektit ishte promovimi i zhvillimit ekonomik të zonës së programimit, komuna e Deçanit dhe Junikut përmes valorizimit ekonomik të potencialeve të saj turistike dhe të qëndrueshme bujqësore dhe pyjore dhe duke falënderuar kësaj janë: 

  • Ndërtuar 13 kilometra shtegu i ecjes i cili fillon nga bjeshka e Belegut deri tek Maja e Bogicit e cila maje gjendet në trekëndëshin Kosovë, Shqipëri, Mal të zi dhe janë të arritshme për turistët

  • Dy ura tradicionale të ndërtuara nga druri janë ndërtuar përmes shtegut të ecjes 

  • Janë krijuar kushte të mira dhe qasje më e lehtë në shtegun e ecjes  për turistët që vizitojnë zonën

  • Në stane janë krijuar pesë njësi për përpunimin e qumështit në djathë , secila prej tyre me kapacitet 200 litra

  • Është përmirësuar e gjendja jetesës në Stane 

  • Janë  ndërtuar pesë pika pushimi me koncept tradicional

  • Janë ndërtuar pesë vende kampingje  me koncept tradicional përgjatë shtegut të ecjes 

  • Pesë vende ushqimesh të ndërtuara për kafshët e egra në zonën ndërkufitare

  • Janë organizuar tri ditë të trashëgimisë kulturore, kanë marrë pjesë 205 pjesëmarrës

  • Janë identifikuar flora e fauna te kësaj zone dhe është botuar harta e biodiversitetit 

  • Është krijuar WEB platforma 

  • Dhe ne fund projekti është promovuar në Klan Kosova