en-US
 
  • Site
  • Web
Search

 VIZITË SHKËMBYESE NË KOSOVË ME KULTIVUES TË MJEDRËS

Më 19 korrik 2017  në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”  është organizuar vizita shkëmbyese  me kultivuesit e mjedrave me qëllim të marrjes së përvojave me kultivuesit e mjedrave më të avancuara brenda vendi. 




Në këtë organizim kanë marrë pjesë 22 fermer nga komuniteti Shqiptar dhe Serb si dhe kultivues e përfitues të mjedrave nga Komunat: Mitrovicë, Vushtrri, Lepasoviq dhe Z.Potok.

Vizita e parë është bërë në fshatin Firaj komuna Shtërpcë në pemishten me mjedër të Muhamet Dukes i cili kishte te mbjellura 5/ha mjedër me varietetet Meeker, Vilamet, Polka dhe Tulamin. Pjesëmarrësit kanë parë sistemet e kultivimit te mjedrës, mënyrat e mirëmbajtjes së pemishteve me mjedër, vendosjen e sistemit mbështetës, vendosjen e sistemit te ujitjes, janë diskutuar metodat e mbrojtjes së bimëve etj. 

Vizita e dytë është realizuar te pika grumbulluese e mjedrës Skardus në Shtërpcë. Pjesëmarrësit ne ketë vizitë janë njoftuar rrethë klasifikimit të mjedrës, paketimeve për mjedër, ruajtjen, çmimeve te  secili varietet i mjedrës. Pjesëmarrësit kane berë pyetje të ndryshme rreth kultivimit të mjedres dhe  pronari i pikës grombulluse është përgjigjur në pyetjet e fermerëve.