en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Ekperti holandez për perime  Robert Van Mechelen qëndron në Kosovë

Në periudhën 2 -10 Gusht në IADK ka qëndruar eksperti holandez i perimeve Robert Van Mechelen, me ç'rast ka dhënë këshilla dhe ka ofruar trajnime për stafin e departamentit të hortikulturës (seksioni i perimtarisë) së IADK-së dhe për fermerët në terren.


Vizitat në departamentet komunale për bujqësi  dhe te  fermerët

Me datë 02.08.2011  eksperti i shoqëruar nga Sylejman Bunjaku ka  vizituar së pari Sektorin për bujqësi në Komunën e Vushtrrisë, ku me menaxherin e sektorit është biseduar për aktivitetet e këtij sektori dhe problemet e fermerëve në këtë komunë, dhe më pastaj janë vizituar edhe 5 fermerë kultivues të perimeve në serra në fshatrat Pantinë,Akrashticë, Navalan dhe Shallc, të cilët kanë sipërfaqe të ndryshme me serra nga 200 m² deri në 2000 m², dhe gjatë këtyre vizitave  fermerët kanë treguar për mënyrat e kultivimit të perimeve dhe problemet në serrat e tyre.

Me datë 04.08.2011  është  realizuar një takim me shefin e sektorit për bujqësi në Komunën e Skenderajt ku është njoftuar për perkrahjen e fermerëve nga komuna si dhe per subvencionet, grantet dhe projektet tjera të cilat janë duke u realizuar te fermerët e kësaj komune nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe organizatave tjera, e më pas është vizituar një prodhues i fidaneve të perimeve në fshatin Tërnofc dhe një fermer tjetër në fshtin Prekaz.

Pastaj është bërë vizitë në komunën e Drenasit ku është takuar me shefin e sektorit për bujqësi, i cili ka falënderuar IADK-në për projektet e filluara në këtë komunë dhe ka shprehur gadishmërine e përhershme për bashkpunim kurdo që të kërkohet, e në këtë rast janë vizituar  tre fermerë kultivues të perimeve në serra dhe fushë të hapur në fshatrat Krajkovë, Zabel i Eperm dhe Komoran, të cilët kanë treguar  teknikat e kultivimit  të perimeve në serrat e tyre. 

Me datë 05.08.2011  ka vizituar Komunën e Podujeves, ku jemi pritur nga Drejtori i Drejtorisë për bujqësi,i cili ka shprehur falenderim dhe konsideratë të lartë për projektet të cilat IADK-ja është duke i realizuar te fermerët e kësaj komune, dhe për nevojat e mëdha të përkrahjes së mëtejme sidomos në sektorin e blegtorisë.Pas takimit të shoqëruar edhe me zyrtarin e bujqësisë ka vizituar edhe tre fermerë kultivues të perimeve në serra dhe në fushë të hapur nga të cilët u informuam për metodat e prodhimtarisë së perimeve dhe përvojat e fituara nga këshillat e IADK-së.

 

Me datë 06.08.2011 eksperti ka vizituar tre fermer në fshatin Çabër, të cilët janë duke kultivuar perimet kryesisht në serra por edhe në fushë të hapur, sidomos te serra demonstruese e cila është duke u shfrytëzuar për demonstrim dhe aplikim të praktikave sa më të mira, të cilat IADK-ja dëshiron t’i bartë edhe te fermerët tjerë. Pastaj ka vizituar edhe një fermer në fshatin Pestovë i cili ka 2500 m² me serra dhe kultivon domate dhe tranguj, ndërsa më pas në fshatin Druar, kemi vizituar një fermer përfitues i projektit të manaferrave nga viti i kaluar,si dhe një pemishte në Navalan,ku është vendosur një pajisje elektronike për matjen e temperatures, lagështisë së tokës dhe ajrit ,erës etj. 

Në kuader të këtyre vizitave fermerët kanë paraqitur disa nga problemet me të cilat ata janë duke u përballur, dhe në këtë rast u janë dhënë këshillat  përkatëse.

   

Trajnimet me fermerë

Me datën 08.08.2011 është  organizuar trajnimi me fermerë kultivues të perimeve nga komuna e Vushtrrisë, ku kanë marrë pjesë 17 fermer.

Ndërsa më datë 09.08.2011 është mbajtur trajnimi me fermerët kultivues të perimeve nga komuna e Mitrovicës,Skenderajt dhe Z.Potokut, ku morën pjesë 14 fermerë.

Në këto trajnime është prezentuar shkurtimisht prodhimtaria e perimeve dhe zhvillimi i teknologjisë së serrave në Holandë, pastaj gjendjen e prodhimtarisë së perimeve në serrat e vizituara, problemet që janë hasur gjatë vizitave te fermerët dhe janë dhënë rekomandimet përkatëse për aktivitetet e fermerëve në të ardhshme.

 

Vlerësimi i përgjithshëm i konsulentit:
  • Gjendja e prodhimtarisë së perimeve në regjionin e Mitrovicës dhe përkrahja e fermerëve nga ana e IADK-së janë impresionuese dhe  jo të paramenduara në këtë nivel të arritjeve
  • Falë kontributit të IADK-së një numër i madh i fermerëve në këtë regjion kanë arritur një nivel të mirë avancimit të prodhimtarisë së perimeve   


Rekomandimet:

  • Fermerët të mbajnë shenime për koston e prodhimtarisë dhe masat tjera të cilat i aplikojnë gjatë prodhimit të perimeve në serra
  • Të bëhen analizat e tokës dhe në bazë të tyre të caktohen nevojat e plehrimit të tokës për kultivimin e perimeve
  • Për polenizim më të mirë të bimëve të fillohet me shfrytëzimin e brumbujve në serra
  • Marketingut të perimeve t’i kushtohet vëmendje më tepër
  • Të vazhdohet përkrahja e fermerëve përmes ofrimit të këshillave praktike në aplikimin e teknologjive të reja në kultivimin e perimeve