en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITA ME AGJENSI TURISTIKE DHE GAZETARE

Në kuadër të projektit “Turizmi rural për zhvillimin ekonomik të zonës ndërkufitare të Kosovës dhe Malit te Zi” projekti i zbatuar nga IADK në partneritet me Shoqatën Golden Honey nga Deçani dhe financuar nga Bashkimi Evropian është paraparë edhe aktiviteti Kampanja e promovimit të turizmit ku është paraparë organizimi i Udhëtimit  Shoqëror  për agjencitë turistike dhe gazetarët. 

Kjo vizitë është organizuar me datën 06 Korrik 2017 dhe për organizimin e këtij udhëtimit IADK ka kontraktuar organizatën BALKAN NATURAL ADVENTURE, në këtë vizite morën pjesë 25 pjesëmarrës, agjensi turistike nga regjioni i Pejës të cilët merren me turizëm rural dhe malor ku njëra ndër këto agjenci ishte agjencia Rams travel nga Mali i Zi, gazetarë nga televizionet RTK, Klan Kosova, Koha Ditore etj., përfaqësues nga IADK dhe Golden Honey BNA. 

Qëllimi i vizitës ishte që të bëhet promovimi i aktiviteteve të kryera nga ana e projektit siç janë përkrahja e fermerëve me sistem solar dhe me djathëtore, shtegun 13 km të ecjes pikat pushuese , kampingje dhe stanet që të inkurajojnë operatorët turistikë të përfshijnë stanet në ofertën e tyre të rregullt dhe të rrisin numri i vizitave të organizuara nga grupet e turistëve në stane si dhe promovimi i tyre.


  

Vizita ka filluar me vizitë në Qendren turistike të vizitoreve ku janë njoftuar me punën që do të bëjë kjo qendër dhe rolin e saj.

Më pas vizituam Djathtore ne fshatin Ratisht e ulët tek fermeri Ali Ismajlaj  i cili posedon 60 krere lopë dhe prodhon 50 kg djath në ditë dhe i dërgon në treg.

Pas kësaj vizite grupi vazhdoj itinerarin tek shtegu i ecjes kampingjet, pikat pushuese dhe u ndaluam tek stani i Skender Vishaj ku interesim të madh për ofertat e tyre shprehu agjencia nga Mali i Zi RAMSTRAVEL e cila kërkoj të gjitha informatat nga pronari në mënyrë të futjes në paketat e turisteve sepse turistet janë shumë të interesuar për viziten e tri shteteve Mal të zi, Kosovë, Shqiperi. Poashtu janë dhënë intervista për televizionet KLAN Kosova , RTK dhe gazetën ditore nga ana e perfituesve, pronarit të stanit dhe perfaqësueses nga Mali i Zi. 



Më pas është vizituar shtegu ku përfundimi i saj përkon me majen e Bogicit e cila është në mes të 3 shteteve Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi e cila ka lidhje me projekti PEAKS OF BALCANS.