en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË SHKËMBYESE NË KOSOVË ME KULTIVUES TË PERIMEVE NË

Më 28 Qershor 2017 në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”  është organizuar vizita shkëmbyese  me përfituesit e serrave me qëllim të marrjes së përvojave me kultivuesit e perimeve në serra më të avancuara brenda vendi. 

Në këtë organizim kanë marrë pjesë 30 fermer kultivues e përfitues të serrave nga Komunat: Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri. 

Vizita e parë është bërë në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë te fermeri Selim Kosumi, i cili merret me kultivimin e perimeve në serra si dhe prodhimin e kompostit. Në këtë vizitë janë marrë informacione të ndryshme për prodhimtarinë e perimeve, llojet e hibrideve të kultivuara, mbrojtjen e nga temperaturat e larta përmes hijezimit të serrave, si dhe për mënyrën e prodhimit të kompostit dhe rëndësinë e përdorimit të tij në perimtari.

  

Vizita e dytë është bërë te përfituesja e serrës Besa Sadiku në fshatin Pestovë, për të parë gjendjen e domateve në serrë dhe mënyrën e përkujdesit ndaj bimëve, me qëllim që përfituesit tjerë të shohin dallimet në rritjen dhe zhvillimin e bimëve në këtë serrë dhe të bëjnë krahasimet me gjendjen e bimëve në serrat e tyre. Për shkak të përkushtimit dhe përkujdesit të vazhdueshëm ndaj bimëve si dhe tokës shumë të mirë, është vërejtur se bimët kanë një zhvillim dhe frutifikim shumë të mirë dhe brenda disa ditësh do të filloj vjelja e parë e domateve. 


   

Vizita e tretë është bërë në fshatin Sibovc të Podujevës te fermeri Fahrudin Mahmuti, i cili është kultivues i perimeve në serra me sipërfaqe prej 1 ha. Në këtë vizitë fermerët janë njohur me punën që ky fermerë ka filluar që nga viti 2004 me kultivim të perimeve në serra të vogla të tipi tunel dhe duke parë suksesin e arritur, ka filluar vit pas viti në rritjen e sipërfaqeve me serra dhe tani ka mbi 1 ha me serra në të cilat kultivon perime të ndryshme si janë: domatet, trangujt dhe sallatat.

Në këtë takim fermeri ka treguar për mënyrën e prodhimit të fidanëve, përgatitjen e tokës për mbjellje, llojet dhe sasitë e plehrave organike dhe minerale. Pastaj për distancat e mbjelljes së bimëve, ujitjen, krasitjen e bimëve, përdorimin e plehrave kristalore duke u bazuar në analizat paraprake mbi plleshmërinë e tokës, dhe fazave të rritjes e zhvillimit të bimëve. Po ashtu ai ka treguar edhe për lloje e hibrideve të kultivuara, tregun e plasimit të prodhimeve etj. 



Përvojat e treguara gjatë këtyre vizitave  kanë qenë shumë të rëndësishme  për fermerët pjesëmarrës, është vlerësuar mënyra e shfrytëzimit racional të serrave, higjiena në serra, kualiteti shumë i mirë i prodhimeve, përdorimi i plehrave kristalore, hijezimi i serrave,
prodhimi dhe përdorimi i kompostit  etj, të cilat do t’u ndihmojnë fermerëve për të aplikuar në serrat e tyre.