en-US
 
  • Site
  • Web
Search


   

Organizata e joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin "Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit “ në komunat Kosoves Lipjan, Shtime dhe Vushtrri. I përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

Ftohen fermerët nga Komuna e Komuna e Lipjan, Shtime dhe Vushtrri që të aplikojnë për përfitimin e granteve.

Pëshkrimi i projektit:

IADK  është duke zbatuar projektin "Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit" të financuar nga donatori GIZ nga Gjermania. Në këtë projekt do të shpërndahen deri në 70 grante nga paketat e rekomanduara nga ekspertët e IADK-së por edhe fermeri ka mundësi të propozojë ide inovative te tij.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Fermerët e vegjël dhe të mesëm nga Komuna e Lipjan, Shtime dhe Vushtrri, të cilët nuk janë përkrahur më parë me ndonjë projekt nga Qeveria, komuna apo donator tjerë.
  • Fermer të cilët kanë ide për të filluar apo zgjeruar kapacitetet prodhuese që gjenerojnë të ardhura afatgjate në ekonomin familjare.
  • Përparësi do të kenë popullata e riatdhesuar dhe familjet e tjera në nevojë nga zonat rurale me gjendje më të dobët ekonomike

Kandidatët e interesuar mund t’i marrin aplikacionet në zyrën e IADK-së (Fshati : Sfaraçak i Ulët, nr.11, 42000 Vushtrri), ne zyret e komunes perkatëse, webfaqen e IADK (http://www.iadk.org) dhe në Facebook të IADK-së.

Per te shkarkuar aplikacionin kliko ketu:

Vërejtje: Aplikacionet duhet t’i ndërsa dorëzoni brenda afatit kohor deri më 12.07.2017 në zyret e  komunave përkatëse ose në zyret e IADK-së.

Për informata shtese mund të kontaktoni në këta numra kontaktues: +377(0) 44 777 dhe
+ 386(0) 49 777 046

 

Sinqerisht
Zenel Bunjaku
Drejtor Ekzekutiv i IADK-së