en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK NËNSHKRUAN MARRËVESHJET PËR BASHKËPUNIM (MpB) ME KOMUNËN E VUSHTRRISË, SHTIMES DHE LIPJANIT

IADK ka filluar zbatimin e projektit “Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit” në komunat: Lipjan, Shtime dhe Vushtrri, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

 

Me qëllim të zbatimit më të lehtë të projektit dhe arritjes së rezultateve më të mira tek përfituesit, nga data 22 - 23 Qershor 2017 janë nënshkruar Marrëveshjet për Bashkëpunim (MpB) mes IADK-së dhe komunave ku do të ketë shtrirje projekti.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë fermerët sidomos në zonat rurale përmes shpërndarjes së 70 granteve, dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimt të të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të fermerëve.

Shpërndarja e granteve do të bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese në sektorë të ndryshëm të bujqësisë me fokus të veçantë në perimtari, pemtari, bimë mjëksore, blegtori – bletari dhe përpunim të pemëve, perimeve dhe qumështit.

Drejtor Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku ka nënshkruar MpB në Vushtrri me Kryetarin z.Bajram Mulaku, në Shtime me Kryetarin z.Naim Ismajli dhe në Lipjan me Kryetarin z.Imri Ahmeti.  

Të tre drejtuesite e komunave në fjalë kanë falënderuar IADK-në dhe GIZ-in për mbështetjen e ofruar për fermerët, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm gjatë zbatimit të projektit.