en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË STUDIMORE TEK STANET E SUKSESHME NË MALIN E ZI

Në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi, projekt i cili financohet nga Komisioni Europian  implementohet nga IADK dhe Golden Honey eshte parapare edhe aktiviteti “Vizite studimore tek stanet e sukseshme ne Malin e Zi.

Kjo vizite eshte organizuar me date 19 dhe 20 Qershor ku ne kete vizite kane marre pjese 5 perfaqesues nga ana e Kosoves dhe 5 perfaqesues nga Mali i Zi.  Pjesemarresit  jane pronar te staneve te cilet kane filluar te ofrojne sherbime per turist sic eshte akomodimi, ushqime tradicionale si dhe aktivitete te ndryshme sic jane kalerimi,ecja etj.

Ne diten e pare te vizites eshte vizituar bujtina ne fshatin Lubnica  e cila eshte 100 vjeqare dhe e cila eshte renovuar dhe eshte pershtatur per akomodim dhe per pritje te turistave ku eshte hyre edhe ne paketat e agjensive turistike dhe cdo vite ka turist nga gjitha vendet e evropes dhe bota.

Po ashtu kjo bujtine udheheqet nga fermerja Maja Klajiq, dhe dreka eshte organizuar ne kete bujtine me ushqime tradicionale 

 

Me pas kemi vizituar Eko stanet ne Vranjak tek pronari Darko Bulatoviq i cili posedon hotel Jelka ne Kolashin vend i njohur per skijim por gjate vizitave te ndryshme ne vende te ndryshme te Evropes ka pare potencial ne zhvillimin e Eko staneve dhe tani ka ndertuar 25 stane te cilat gjate sezones se turizmit eshte i mbushur me turist nga e gjithe bota
Ne keto stane jane akomoduar i gjithe grupi nga Kosova dhe Mali i zi per te cilet eshte shtruar edhe darke

Diten e dyte pronari i ketyre staneve na informoj ne detalje lidhur me punet dhe vizitat nga e tere Evropa dhe nga vende te ndryshme te botes.
Pastaj vizituam majen me te larte te kesaj pjese Zekova Glava 2065m lartesi mbidetare si dhe liqenin Pesica te cilat jane ne oferten e Eko staneve per turistet e tyre. 

 

Konkluzionet dhe rekomandimet

  •   Zhvillimi i turizmit permes ofrimit te sherbimeve nga stanet eshte potencial i madh dhe krijone te ardhura per kete banoret e kesaj ane
  • Promovimi i ushqimeve tradiconale te regjionit sic jane djatherat e ndryshem, kajmaku dhe shume produkte tjera
  • Diversifikimi i aktiviteteve ne stane sic jane: kalerimi, hecja, vizite fermave nga ana e turisteve
  •  Perdorimi i resurseve natyrore te kesaj ane sic jane: bimet mjekesore dhe aromatike, boronica, kerpudhat e ndryshme