en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK KRIJON DJATHORET TE PËRPUNESIT E QUMËSHTIT NË KOMUNËN E DEÇANIT DHE JUNIKUT

Në projektin e zbatuar nga IADK dhe financuar nga Bashkimi Evropian “Turizmi rural për zhvillimin ekonomik te zonës ndërkufitare te Kosovës dhe Malit te Zi” jane krijuar djathtoret me të gjitha pajisjet e nevojshme për përpunimin e qumështit në djathë, në kushte higjienike qe të përfitohet një produkt cilësor dhe i sigurtë për konsumatorët.

 

Dhoma ku trajnohet qumështit gjatë përgatitjes së produkteve të ndryshme është i veçante dhe është e dizajnuar në atë mënyre që lejon të mbahen praktikat e mira të higjienes dhe parandalon kontaminimin nga ambieniti i jashtëm.
Dyshemeja dhe muret janë të mveshura me qeramik e cila mundëson mirëmbajtjen nga papastertitë të cilat krijohen gjatë përpunimit të qumështit.

Pajisjet adekuate për përpunimin e qumështit  nga materiali inoks si: pasterizatori (i cili ndihmon ne zhdukjen e mikroorganizmave dhe ngritjen e cilësise së produkteve), kada e djathit (mundëson përpunimin e qumështit deri në 200 l , ku në të njejten kohë zvogëlon kohën dhe enet shtesë të cilat janë përdorur më parë), bidonat e qumështit (bëhet bartja e qumështit nga ferma në pikën përpunuese në kushte higjienike), tavolina për prerje, raftet për vendosje të djathit, mundësojnë përgatitjen e produkteve në kushte higjienike dhe ngritje të cilësisë.

Projekti ka mundesuar instalimin e paneleve diellore në mënyrë që përfituesit të gjenerojnë energji.
Do të jetë gjithashtu një model i shkëlqyer për përdorimin e energjisë së gjelbër dhe do të rrisë ndërgjegjësimin e të gjithë fermerëve në zonën ndërkufitare se si të tejkalohen problemet e infrastrukturës, si mungesa e energjisë elektrike në mënyrë miqësore me mjedisin.