en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KOMUNËN E FERIZAJT

Më 23 Qerrshor 2017 është nënshkruar Marrëveshja për Bashkëpunim (MpB), mes IADK-së dhe Komunës së Ferizajt, me qëllim të shtrirjes së aktiviteteve në sektor të ndryshëm të bujqësisë dhe përkrahjes së fermerëve në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe profesionale.

Në kuadër të kësaj MpB është nënshkruar edhe Aneksi I për vitin 2017, përmes së cilit do të përkrahen  fermët me pajisje të ndryshme për bletari. Nga ky financim i përbashkët i IADK-së, Komunës së Ferizajt dhe kontributi financiar i fermerve të përzgjedhur, do të bëhet furnizimi me pajisje shumë të përshtatshme për bletari, me çka do të lehtësohet puna dhe ruhet cilësia e mjaltit, si dhe avancohet edhe më tej shkalla e profesionalizmit të këtyre bletarëve.

Kryetari  Sfarqa dhe  Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë së Komunës së Ferizajt janë ndjerë shumë të kënaqur dhe e kanë falënderuar IADK-në për përkrahje të fermerëve dhe kanë shpreh gadishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në zbatim të projekteve në këtë komunë.