en-US
 
  • Site
  • Web
Search

U MBAJT PANAIRI I BUJQËSISË “MITROVICA 2011”

U MBAJT PANAIRI I BUJQËSISË “MITROVICA 2011”

16 Shtator, 2011 - Mitrovicë


Organizata IADK organizoi Panairin Regjional të Bujqësisë “Mitrovica 2011” në bashkëpunim me Unionin e Fermerëve të Regjionit të Mitrovicës, Komunën e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, Odën Ekonomike, Aleancën Kosovare të Biznesit dhe Agjencinë për Zhvillim Rajonal Veri.


Panairi u mbajt me 16 Shtator  dhe me 17 Shtator 2011 në Mitrovicë, me karakter promovues, shitës e garues me ç’rast u ndanë dhe çmime për ekspozuesit më të mirë, dhe për kafshët më të mira në kategori të gjedhit, deleve dhe dhive.


Hapja solemne u bë të Premten me 16 Shtator në orën 10:45 në Tregun e Bagëtive në Frashër të Mitrovicës ku u ekspozuan kafshë, pemë, perime, bletari e prodhime të përpunuara nga rreth 100 pjesëmarrës. Përveç fermerëve, prodhuesve e përpunuesve morën pjesë edhe Ministri i Bujqësisë z. Blerand Stavileci, Kryetari i Vushtrrisë z.Bajram Mulaku dhe zv/Kryetari i Mitrovicës, z.Riza Haziri.


Duke ju dëshiruar mirëseardhjen në cilësinë e organizatorit, drejtori i IADK-së, z.Zenel Bunjaku ndër të tjera tha se si organizues i këtij panairi ndjehet krenar me arritjet dhe me zhvillimin e tregut vendor të prodhimeve bujqësore, duke shprehur bindjen se dhe Ministria e Bujqësisë e komunat do te rrisin mbështetjen financiare për ketë sektor ne vitet e ardhshme.


“Sot të merresh me bujqësi do të thotë krenari sepse me zhvillimin e këtij sektori luftohet varfëria, zvogëlohet papunësia, sigurohet ushqimi, zhvillohet ekonomia, ndalet emigrimi dhe forcohet shteti” –  shtoi z.Bunjaku.


Nga ana tjetër, Ministri Stavileci përgëzoi organizatoret e panairit dhe shprehu konsideratën për rolin e organizatës IADK ne zhvillimin e sektorit te Bujqësisë ne Kosove. Ai premtoi për përkrahje ne vazhdimin e organizimit te panairit ne te ardhmen. “Nga këtu ju premtoj se Ministria e Bujqësisë do te vazhdoje te rrisë përkrahjen për fermerët dhe do te bashkëpunojë me IADK-ne dhe te gjitha shoqatat e vullnetit te mire qe ne Kosove te zhvillohet bujqësia, ekonomia – shteti ynë” – theksoi z.Stavileci.


Panairin e përshëndeten edhe zv.Kryetari i Mitrovicës z.Riza Haziri dhe Kryetari i Vushtrrisë z.Bajram Mulaku, te cilët premtuan angazhimin e komunave dhe drejtorive te tyre për bujqësi ne përkrahjen e fermerëve dhe zhvillimin e sektorit.


Fjalën e rastit e mori edhe Kryetari i Unionit te Fermerëve te Regjionit te Mitrovicës, z.Naser Bajraktari i cili falënderoi te gjithë ata qe kontribuuan ne organizimin e këtij panairi. Ne fund, përfaqësuesi i Lidhjes se Bletareve te Kosovës z.Ferim Mahmuti shfrytëzoi mundësinë te kërkojë nga Ministri i Bujqësisë te filloje përkrahjen e bletarisë që , siç tha ai “është e vetmja degë e bujqësisë qe akoma nuk është përkrahur”.


Panairi vazhdoi të mbahet dhe më 17 Shtator në qendër të Mitrovicës, me ç’rast u ekspozuan pemë, perime, përpunime të ndryshme të qumështit dhe të frutave.