en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin “Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit” në komunat: Lipjan, Shtime dhe Vushtrri, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë fermerët sidomos në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve, dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimt të të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike.

Shpërndarja e 70 granteve do të bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese në sektorë të ndryshëm te bujqësisë me fokus të veçantë në perimtari, pemëtari, bimë mjekësore, blegtori – bletari dhe përpunim të pemëve, perimeve dhe qumështit.

Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit ftohen fermerët që të marrin pjesë në sesionet informuese që do të mbahen sipas tabelës vijuese:
   
    

Nr.

Komuna

Datë

Koha

Vendi i mbajtjes

1

Shtime

29/06/2017

11:00

Salla e Komunës në Shtime

2

Lipjan

30/06/2017

11: 00

Salla e Komunës në Lipjan

3

Vushtrri

30/06/2017

14:00

Salla e Komunës në Vushtrri