en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK KA MBAJTUR KËSHILLA DIREKTE ME FERMER TË CILET JANË PËRKRAHUR NGA ORGANIZATA HELP

IADK në kuadër të bashkëpunimit që ka me organizatën Help ka filluar mbajtjen e trajnimeve me fermer – përfitues të projektit  “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik  përmes  fuqizimit  të  sektorit  të  mikrobizneseve  në  Kosovë”, i financuar nga Help.

Me qëllim të avancimit të njohurive të fermerëve dhe rritjes së të hyrave nga veprimtaritë bujqësore me të cilat ata merren, IADK ka filluar ofrimin e këshillave direkte te fermerët përfitues, të cilët janë përkrahur nga Help-i me mekanizëm dhe pajisje  të ndryshme bujqësore.

Këshillat e ofruara te fermerët janë nga sektor të ndryshëm të bujqësisë, si  pemëtari, perimtari, blegtori, bletari dhe përpunim. Kjo mbështetje profesionale është ofruar për fermerët përfitues të cilët janë nga Komuna e Prishtinës, të cilët do të vizitohen edhe gjatë muajve të ardhshëm në varësi të sezonës së kultivimit, kur edhe janë më të nevojshme këshillat për marrjen e masave të ndryshme agronomike.


Foto gjatë mbajtjes së këshillave

 
                                Këshilla në pemishte me mjedër                                 Këshilla në pemishte me mjedër
  
                                 Këshilla rreth përdorimit të pajisjeve                         Këshilla rreth përdorimit të pajisjeve 
  
                               Këshilla direkte në perimtari                                            Këshilla direkte në perimtari