en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK PËRKRAH STUDENTËT PËR KRYERJEN E PUNËS PRAKTIKE

Studentët pas përfundimit të studimeve  nuk kanë përvojë praktike për t’u përshtatur me tregun e punës, gjë që e bënë të vështirë  të gjejnë punë profesionale, dhe për këtë qëllim IADK në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania, ndër aktivitete të shumta ka planifikuar edhe një komponentë të vogël për sistemimin e studentëve në punë praktike për një periudhë prej tre muajve.


Për tri vite radhazi nga 10 student të drejtimit të bujqësisë do të përkrahen për kryerjen e punës praktike në kompani dhe institucione të ndryshme, në varësi të drejtimit të studimeve të tyre dhe vetëzgjedhjes së kompanisë nga ana e studentëve për kryerjen e punës praktike. Për periudhën tremujore të angazhimit të tyre në punë praktike, IADK do të paguaj studentët me një pagë simbolike për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit.

Për këtë vit janë përzgjedhur 10 student nga komuna të ndryshme  ku ka shtrirje projekti, me të cilët gjatë muajit Maj 2017, IADK paraprakisht ka mbajtur 5 ditë trajnime në tema të ndryshme si janë: komunikimi profesional verbal, përgatitja e CV-ve, raportimi, delegimi i detyrave, prezantim, menaxhimi i biznesit, planifikimi strategjik, të menduarit kritik, mbajtja e librave, shitja etj.

Më 12 Maj 2017 të 10 studentët kanë përfunduar trajnimin pesë ditor dhe janë pajisur me certifikata  nga IADK, ndërsa në muajt e ardhshëm do të filloj edhe sistemimi i tyre në punë praktike nëpër kompani dhe institucione të ndryshme ku ata janë përcaktuar. Për më tepër, ky angazhim i studentëve në punë praktike do t’i bën ata më tërheqës për tregun e punës dhe rrit shanset e tyre për punësim.