en-US
 
  • Site
  • Web
Search

CERTIFIKIMI I 11 GRAVE TË TRAJNUARA NË PËRGATITJEN E USHQIMIT

Sot më datë 12.05.2017 është organizuar ceremonia e certifikimit ku janë certifikuar 11 gra të Komunes së Shtimes të cilat kanë ndjekur 10 ditë trajnime në përgaditjen e ushqimit në kuader të projektit"Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”  ", i financuar nga donatori Gjerman  “Brot” dhe implementuar nga organizata IADK në bashkëpunim me Komunen e Shtimës . Në këtë ceremoni morën pjese rreth 25 pjesëmarrës, perfaqesues të komunes së Shtimës , IADK-së  dhe gratë pjesëmarrëse të trajnimeve. 

  

Fillimisht të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku i cili grave iu uroj për suksesin e arritur gjate kohës së trajnimeve dhe i siguroi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejshme të IADK-së në aktivitete e radhës të përfshira në projekt.

Ndërsa me pas fjalen e mori kryetari i komunës Z. Naim Ismajli i cili i shprehu falenderime  IADK –së për punën e sukseshme ne perfshirjen e grave të kësaj komune në trajnime. Poashtu nje falenderim të veqanët u bëri grave te cilat do të certifikohen duke ju uruar suksese dhe suksesi i tyre do të jetë udherrefyes për grate tjera por edhe per komune ku nese do jene te sukseshme do te hapet mundesia e hapjeve te byfeve tjera dhe angazhimin e me shume grave të kesaj komune.

Ne fund e fjalen e mori Znj. Hyra Sadiku prjesëmarrese e trajnimeve e cila falenderoi komunen dhe IADK per dhenien e mundesise per perfitimin e njohurive te reja dhe kerkoi që mos te ndalojne perkrahjen vetem me keto trajnime por te organizohen edhe trajnime te tjera dhe punesimi sa me i madhe i grave te kesaj komune.

Me pas u bë shperndarje e certifikatave nga ana e kryetarit Z. Naim Ismajli dhe Drejtorit ekzekutiv te IADK –së Zenel Bunjaku.

Dhe ne fund u organizua koktejl me ushqim tradicional i pergaditur nga gratë e certifikuara dhe IADK.