en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK  PËRKRAH  FERMERËT NË NGRITJEN E PEMISHTEVE ME MJEDËR

Në këtë aktivitet për 22 fermerët përfitues janë siguruar fidanët e mjedrës për mbjelljen e  2000 m², pastaj sistemi i ujitjes pikë-pikë, sistemin mbështetës dhe disa inpute tjera përcjellëse. Përveç përkrahjes direkte fermerët kanë marrë edhe asistencën profesionale për gjithë praktikat e kultivimit, duke filluar që nga zgjedhja e lokacionit, përgatitjen e tokës për mbjellje dhe mbjellja e mjedrës si dhe masat tjera të përkujdesit pas mbjelljes. Fermerët me kohë kanë kryer të gjitha përgatitjet dhe me sukses e brenda afatit optimal kanë kryer mbjelljen e fidanëve.


Nga ky investim i përbashkët prej IADK-së, komunave dhe fermerëve përfitues, janë ngritur gjithsej     4.4 ha me mjedër, e cila kohëve të fundit ka një trend shumë të madh të zgjerimit të sipërfaqeve kultivuese në shumë rajone të Kosovës, duke iu falënderuar kushteve të përshtatshme klimatike-tokësore të vendit tonë dhe kërkesave në rritje të tregut të jashtëm evropian për fruta të mjedrës