en-US
 
  • Site
  • Web
Search

BASHKËPUNIMI NË MES TË IADK-SË DHE KOMUNËS SË SKËNDERAJT NË TRAJNIMIN E GRAVE TË INTERESUARA NË PËRPUNIMIN E PEMËVE

Në bazë të Memorandumit të mirëkuptimit në mes IADK dhe Komunës së Skënderajt  i nënshkruar gjatë viti 2017 përveç të tjerave janë  parapare edhe aktivitetet me gratë të kësaj komune, siç janë 30 sesione  me temat :  higjiena personale dhe e pajisjeve, procesi i përpunimit të pemëve, standardizimi i produkteve, mbajtja e shënimeve gjatë procesit të punës,ruajtja e tyre, etj.

IADK në kuadër të këtyre aktiviteteve ka krijuar grupin e parë të grave në fshatin Kopiliq, komuna Skënderaj, i cili grup është përbërë nga 18 gra të këtij fshati të cilat kanë shprehur interesim në vijimin e 10 sesioneve të trajnimeve në përpunimin e pemëve .
 
Pas përfundimit të trajnimit 10 ditor IADK do të bëjë përzgjedhjen e kandidateve më të suksesshme për vazhdimin e trajnimeve në aspektin ekonomik.