en-US
 
  • Site
  • Web
Search

CERTIFIKOHEN 100 FERMER TË CILËT ME SUKSES KANË PËRFUNDUAR TRAJNIMET NGA KOMUNA E DEÇANIT DHE JUNIKUT

Në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi, projekt i cili financohet nga Komisioni Europian  dhe implementohet nga IADK dhe Golden Honey nga Deçani u ndanë certifikatat për 100 pjesëmarrës në trajnimin për ofrimin e shërbimeve të turizmit në zonat ndërkufitare dhe prodhimin e produkteve të qumështit gjegjesisht djathit.

Në fillim fjalën e mori Drejtori Ekzekutiv Z. Zenel Bunjaku i cili falënderoj fermerët për  përkushtimin e tyre në punë . Drejtori i IADK ju drejtua fermerëve se tani është hapur edhe një dere për ju e kjo është IADK dhe për çdo informatë këshillë dhe përkrahje tjera mund t’ju drejtohen IADK-së.

Më pas fjalën e mori përfaqësuesja e RDA Mali i Zi  e cila potencoi se këto trajnime janë organizuar me qëllim të ngritjes së njohurive dhe lehtësimit të punës tuaj. Po ashtu i njoftoj se shumë shpejt do të ketë edhe projektet të tjera që do të rrisin bashkëpunimin e fermerëve të Malit të Zi dhe fermerëve në Kosovë.
Ndërsa kryetari i Komunës Z.Rasim Selmanaj  ju drejtua pjesëmarrësve duke i informuar për rendësinë e angazhimit të grave dhe fermerëve në promovimin e turizimit.

Pas fjalimeve u bë edhe shpërndarja e certifikatave për fermerë. Pas ceremonisë së certifikimit eshte organizuar një koktej për pjesëmarrëset.