en-US
 
  • Site
  • Web
Search




IADK është organizatë e themeluar në vitin 2004 me seli në Vushtrri, cila me aktivitetet e saj angazhohet për zhvillimin rural, për krijimin e kushteve më të mira socio-ekonomike në viset rurale, zvogëlimin e papunësisë dhe importit, prodhimin e ushqimit të shëndetshëm, shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe mbrojtjen e ambientit në Kosovë.
IADK zbaton projekte të ndryshme, kryen shërbime profesionale si dhe merret me edukimin e fermerëve në tërë Kosovën.  Të gjitha projektet dhe shërbimet mbështeten nga donator të ndryshëm internacional nga vendet e ndryshme si dhe me ata që veprojnë në Kosovë.

IADK me qellim të përmbushjes se misionit të saj si dhe zbatimin e projekteve dhe shërbimeve  kërkon kandidat të kualifikuar për pozitën:

 
Titulli i vendit të punës:            Inxhinier i Blegtorisë

Vendi i punës:                         Sfaraçak i Ulët , Vushtrri

Kohëzgjatja:                          7 muaj nga nënshkrimi i kontratës me mundësi vazhdimi

                                                 (deri ne 30 muaj)           

Orari:                                    I plotë

Fillimi i pritshëm i punës:        1 Qershor 2017

Përshkrimi i punës:

Inxhinieri do të jetë nën përgjegjësinë e Drejtorit Ekzekutiv. Ai/ajo do të bëjë koordinimin e punëve me palët në interes në sektorin e blegtorisë në kuadër të programit të IADK-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të prezantojë projektin tek palët e interesit dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet  ku do të shtrihet projekti
  • Bën zgjedhjen e përfitueseve si dhe  bënë  shpërndarjen e të mirave tek përfituesit
  • Japë këshilla për metodat e reja në blegtori sipas module të standardizuara
  • Organizon trajnime për përfituesit, kandidatë  fermerët dhe OJQ-të
  • Monitoron dhe përgatit  raporte për secilin aktivitet të punëve
  • Përgatit dhe azhurnon materialet edukuese për fermerë
  • Bën koordinimin e punëve në kuadër të departamentit
  • Përcjellë dhe përgatit të gjitha  misionet me ekspertë për ekspertiza të ndryshme sipas kërkesave të projekteve
  • Përkrah prokurimin në dizajnin e planit dhe kritereve për zgjedhje të kompanive që angazhohen në projekt
  • Përcjellë ankesat, propozimet dhe sugjerimet e fermerëve për të gjitha aktivitetet e Bujqësisë
  • Të jetë efikas në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të lartcekura  në kuadër të projekteve
  • Kryen edhe punë  tjera që do të kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore

  • Diplomë universitare  Fakulteti i Bujqësisë: drejtimi i blegtorisë, bujqësi e përgjithshme  
  • Njohuri në përdorim të kompjuterit Windos, Excel dhe Power Point dhe mirëmbajtjen e ueb-it
  • Shkathtësi menaxhimi dhe udhëheqje me resurse njerëzore
  • Përvojë të ngjashme pune me zbatimin dhe mbikëqyrjen  e projekteve 1 vit
  • Aftësi të mira në të shkruar në të tri gjuhët shqip, anglisht dhe serbisht
  • Aftësi të mira për tu përshtatur në mjedisin multikulturor
  • Puna ekipore
  • Të jetë i/e gatshëm të punojë nën presion
  • Të posedojë patentë shoferin
  • Të jetë nën moshën 35 vjeçare 

Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj me letrën e interesit, kopjet e diplomës, certifikatave si dhe dokumenteve të tjera të kërkuara  në zyrën e IADK- së deri më datën 12 Maj 2017 ora 12:00 në këtë adresë: Sfaraçak i Ulët nr 11, 42000 Vushtrri.

Personi kontaktues: Vlora Zymberi–Zyrtare për Prokurim/Logjistikë&Administratë nr.tel. +386(0) 49 777 059
Aplikacionet mund të dërgohen edhe në ketë e-mail adresë: prokurimi@iadk.org

Pjesëtarët e minoriteteve dhe femrat  inkurajohen të konkurojnë.
Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të ftohen në intervistë. Vetëm aplikacionet që dorëzohen në IADK deri më 12 Maj  2017 do të merren në konsiderim.