en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFUNDON NDËRTIMI I SERRAVE TË SHPËRNDARA PËR 31 PËRFITUES

Gjatë mujave Mars-Prill 2017, është realizuar aktiviteti për përkrahje të fermerëve me serra dhe inpute përcjellëse, si dhe me trajnime e këshilla profesionale për praktikat e kultivimit të perimeve në serra.

Ky aktivitet është realizuar  në kuadër të projektit  trevjeçar 2017-2019  “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori  BfdW nga Gjermania,  bashkëfinancuar edhe nga komunat dhe kontributi i fermerëve përfitues.

Fermerët kanë përfituar nga një serrë me konstruksion nga metali i galvanizuar me sipërfaqe prej 160 m², që janë shumë të përshtatshme për kultivim të perimeve, paraprakisht te fermerët është shpërndarë sistemi i ujitjes dhe folja e zezë, ndërsa ata do të furnizohen edhe me fidanë të perimeve posa të ketë ngritje të temperaturave të natës, që nuk  rrezikojnë dëmtimin e fidanëve. Fermerët përfitues të serrave janë nga tri komuna ku ka shtrirje projekti, dhe atë: 10 fermer nga Shtimja, 10 fermerë nga Vushtrria dhe 11 fermerë nga Skenderaj. 


Gjatë vegjetacionit të gjithë përfituesit do të vizitohen rregullisht sipas fazave të zhvillimit të bimëve dhe do të marrin këshilla direkte për masat e nevojshme agroteknike  që duhet të ndërmarrë ndaj perimeve, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të larta të prodhimit.