en-US
 
  • Site
  • Web
Search

CERTIFIKOHEN 47 FERMERË TË CILËT ME SUKSES KANË PËRFUNDUAR TRAJNIMET TË MBAJTURA NGA IADK , FERMERË TË PËRKRAHUR NGA ORGANIZATA HELP

Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës, IADK është angazhuar nga organizata HELP për mbajtjen e 2 sesioneve te trajnimeve ne menaxhimin e fermës dhe mbajtjen e shënimeve për fermerët e 5 komunave, Vushtrri, Prishtine, Gjilan, Gjakove dhe Graçanicë.

Mbas përfundimit te trajnimeve IADK ka organizuar ceremoninë e certifikimit te 47 fermerëve te cilët me sukses kane përfunduar këto trajnime.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave ishin prezent përfaqësuesja e organizatës HELP  Znj. Zana Tahiri dhe ekipi i IADK-së që është angazhuar në këtë projekt si dhe fermerët përfituesit e HELPIT .

Në fillim fjalën e mori Drejtori Ekzekutiv Z. Zenel Bunjaku I cili falënderoj se fermerët për  përkushtimin e tyre ne pune si dhe me përkrahjen e HELP-it do te ju lehtësohet puna e juaj . Po ashtu ky përkushtim i juaj mundëson qe organizata HELP te ju ndihmoj edhe shume fermerëve. Drejtori i IADK ju drejtua fermerëve se tani është hapur edhe një dere për ju e kjo është IADK dhe për çdo informatë këshillë dhe përkrahje tjera mund t’ju drejtohen edhe IADK-se.

Me pas fjalën e morri përfaqësuesja e organizatës HELP e cila potencoi se këto trajnime janë organizuar ne baze te kërkesave te juaja te shprehura ne aplikacionin e juaj. Po ashtu i njoftoj se shumë shpejt do te organizohen edhe trajnimet tjera profesione ne bujqësisë si dhe do te behet monitorimi i fermerëve me qellim qe te shihet ndikimi i përkrahjes nga HELP-i

Pas fjalimeve u be edhe shpërndarja e certifikatave për fermere

Pas ceremonisë së certifikimit eshët organizuar një koktej për pjesëmarrësit.