en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK NËNSHKRUAN KONTRATAT  ME PËRFITUESIT E SERRAVE

Në kuadër të projektit  trevjeçar 2017-2019  “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, i ifinancuar nga donatori  BfdW nga Gjermania, IADK ka filluar me zbatimine e disa aktiviteteve të cilat janë të planifikuara me projekt.
Janë mbajtur sesionet informuese me fermerë nëpër komuna ku do të zbatohet projekti, dhe janë bërë shpalljet për aplikim për grantet të cilat do të shpërndahen te fermerët.

  

Ndër aktivitetet e para me të cilat është filluar  zbatimi i projektit janë serrat për kultivim të perimeve me sipërfaqe prej 160 m², të cilat do të jenë të shoqëruara edhe me inpute përcjellëse dhe fidanë perimesh. Në tri komunat ku janë nënshkruar edhe marrëveshjet për bashkëfinancim të projektit do të përkrahen 31 fermer me nga një serrë me konstruksion nga metali i galvenizuar me sipërfaqe të cekur si më lartë, dhe për përfituesit do të ofrohet edhe asistencë profesonale për praktikat e kultivimit të perimeve, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të larta të prodhimit.                                                                                                         Nga 15-17 Mars 2017 janë nënshkruar kontrata tripalëshe (IADK-Komuna-Përfituesit) për shpërndarje të serrave, për të cilat kanë përfituar 10 fermer nga Shtimja, 10 fermerë nga Vushtrria dhe 11 fermerë nga Skenderaj.
Përmes këtyre përkrahjeve synohet krijimi i të hyrave për ekonomitë e vogla familjare, të cilat nuk kanë pas rastin të përfitojnë grante më parë, dhe në këtë mënyrë të përmirësojnë sadopak gjendjen e tyre ekonomike, dhe të avancojnë njohurit e tyre për kultivim intensiv të perimeve.