en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Vizitë e  z. Kjartan Bjornsson në Çabër, Zubin Potok

Aktivitete dhe vizita fushore


I shoqëruar nga zyrtarë dhe bashkëpunëtorë, z. Kjartan Bjornsson, Shef i operacioneve të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian vizitoi projektin e implementuar nga IADK - serrën model në fshatin Çabër të Zubin Potokut.

Aty janë pritur nga përfituesi i kësaj serre z. Ahmet Uka, i cila ka përfituar këtë serrë bashkë me inpute në kuadër të projektit "Promovimi i bujqësisë - hortikulturës, blegtorisë dhe përpunimit të frutave në rajonin e Mitrovicës" i financuar nga BE, menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe implementuar nga organizata IADK.


Fermeri Ahmet Uka i njoftoi përfaqësuesit e lartë të ZNKE lidhur me të arriturat dhe sfidat në ngritjen e serrës dhe zhvillimin e kulturave bujqësore në të. Ai mori mbështetjen dhe inkurajimin nga z.Bjornsson për të zgjeruar bashkëpunimin me fermerët e të gjitha komuniteteve të këtij rajoni.


Z. Zenel Bunjaku, Drejtor i IADK-së e informoi z. Bjornsson për dinamikën e zhvillimit të këtij komponenti dhe komponentëve tjerë të projektit dhe shkurtimisht sqaroi rolin e pajisjeve dhe metodat e kultivimit të perimeve gjatë sezonave të ndryshme në këtë serrë, e cila shërben edhe si qendër trajnimi praktik për fermerët e tjerë.


Z. Bjornsson shprehu kënaqësinë për mbarëvajtjen e këtij projekti të cilin e quajti të gjallë, zhvillimin e tij të prekshëm dhe inkurajoi përfituesin dhe IADK-në si organizatë implementuese të zgjerojnë aktivitetet e bashkëpunimit me fermerët e të gjitha komuniteteve. 


(shif Galerinë me foto)...
http://www.iadk.org/Ballina/Galeria/FotoGaleria/tabid/82/AlbumID/438-10/language/sq-AL/Default.aspx

Posted in: Lajmi në fokus