en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK ORGANIZON “DITË FUSHORE” PËR POMPIM TË UJIT ME ENERGJI DIELLORE

Më 27 Shkurt 2017 është mbajtur një “ditë fushore” për promovim të shfrytëzimit të energjisë diellore në pompimin e ujit përmes pompes speciale që vëhet në funksion me energji solare.

Ky organizim është realizuar në kuadër të projektit "Rritja e vetëdijes dhe stimulimi i përdorimit të energjisë alternative në bujqësi për të rritur qëndrueshmërinë e mjedisit dhe rritjen e ekonomisë së gjelbër ", i financuar nga Ambasada Kanadeze – Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI).

Ngjarja është mbajtur në fshatin Pirq të Komunës së Mitrovicës, tek përfituesja e këtyre pajisjeve solare dhe në të kanë marrë pjesë 30 pjesmarrës, prej të cilëve fermerë, Udhëheqës dhe Zyrtarë nga Drejtoria për bujqësi
dhe zhvillim ekonomik nga Komuna e Mitrovicës, përfaqësues nga AZHR dhe përfaqësues nga IADK.

Qëllimi i takimit ishte promovimi i mënyrave të ndryshme të shfrytëzimit të energjisë
alternative për nevoja të fermës, konkretisht përdorimi i pompave solare për ujitje të kulturave bujqësore, me të cilat arrihet reduktimi i shpenzimeve për ujitje, zvogëlim i kostos së prodhimit dhe ruajtje e ambientit nga ndotja. 


Pjesëmarrësit janë përshëndetur nga drejtori i IADK-së dhe ai i drejtorisë për bujqësi të Komunës së Mitrovicës, të cilët kanë inkurajuar fermerët që të mos hezitojnë për të filluar me përdorimin e teknologjive të reja në bujqësi të cilat mund të rrisin prodhimin dhe cilësinë e produkteve bujqësore, dhe se tanimë përkrahjet për sektorin e bujqësisë janë duke u rritur nga viti në vit, e që vetëm me punë dhe ndershmëri mund të dëshmojmë patriotizëm, prosperitet dhe mirqenje ekonomike.