en-US
 
  • Site
  • Web
Search




Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ka filluar zbatimin e projektit Mundësimi i Vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës “ projekt trevjeçar 2017-2019 i përkrahur nga Donatori  Bread for the Word nga Gjermania. Projekti do të përfshijë komunat Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq, Zubin Potok, Shtime, Lipjan dhe Ferizaj.

Një prej objektivave të projektit është rritja e mundësive për punësim nëpërmjet punës praktike dhe trajnimit profesional për studentët dhe bujqit e rinj. Në kuadër të këtij projekti  janë paraparë edhe aktivitetet siç janë: Trajnime për punë praktike, Sistemimi në punë praktike dhe Puna praktike për studentët. Këto  aktivitete do të zbatohen në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë , Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë si dhe Internacional Business College në Mitrovicë (IBCM).

Andaj ftohen studentet nga Fakulteti i Bujqësisë  dhe Veterinarisë , Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë si dhe Internacional Business College në Mitrovicë( IBCM) që të  aplikojnë për angazhimin në praktika të ndryshme që përshtaten me profesionin e tyre. Numri i studentëve në këtë punë praktikë do të jetë gjithsej 30 për periudhën 2017-2019 dhe çdo vit do të përfshihen nga 10 studentë . Ky grup do të kryej  punë praktike në kompani, institucione dhe organizata të ndryshme ndërsa praktikantët do të kenë një kompensim , që mbulon shpenzimet e ushqimit , të komunikimit dhe të udhëtimit.

Kandidatet e përzgjedhur duhet te plotësojnë kriteret të përcaktuara me projekt .

KRITERET QË DUHET PLOTËSUAR KANDIDATET JANË :

a)         Studentë nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë , Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë si dhe Internacional Business College në Mitrovicë         (IBCM)  që janë në vitin e fundit të studimeve, ose që kanë përfunduar studimet e    tyre kohët e fundit deri në 2 vite dhe që janë pa punë.

b)         Studentët të interesuar për praktike duhet të jenë nga këto komuna: Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq dhe Zubin Potok, Shtime, Lipjan dhe  Ferizaj dhe në komunat tjera  nëse nuk plotësohet numri i caktuar.

c)         Studentet që shprehin gatishmëri/përkushtim për pjesëmarrje në trajnime dhe në punën praktike në kompani/Agrobiznese institucione dhe  organizata.
d)      Të paktën 30% e studentëve te përzgjedhur nga grupi  duhet te jenë te gjinisë femërore


Aplikacioni mund të merret në zyrat e IADK-së me adresë fshati Sfaraqak i Ulët,Vushtrri  ose online në faqet e internetit: www.iadk.org ose http://fbv.uni-pr.edu

Për ta shkarkuar aplikacionin kliko këtu

Aplikacioni mund të dorëzohet në zyrat e IADK-së ose përmes emali: info@iadk.org dhe magbule.hyseni@gmail.com

Për informata shtese mund të kontaktoni në  045 832 014 .
IADK do të mbaj sesione informuese në Fakulteti i Bujqësisë më datë 24.02.2017, në ora 10:00. Konkursi për aplikim është i hapur deri më 06.03.2017 .