en-US
 
  • Site
  • Web
Search



FTESË PËR APLIKIM PËR GRANTE NË IADK

Ftohen fermerët nga Komuna e Shtimes, Mitrovicës, Skenderajt  dhe Vushtrrisë, që të marrin pjesë në sesionet informuese në të cilat do të bëhet promovimi i projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, ku fermerët do të informohen për mënyrën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, llojet e granteve përkrahëse, kriteret e përzgjedhjes etj.

Përshkrimi i projektit:


IADK  është duke zbatuar projektin
Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”  të financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe të bashkëfinancuar edhe nga komunat e lartcekura. Synimi i projektit është  përmirësimi i gjendjes ekonomike të familjeve në zonat rurale përmes krijimit të mundësive për rritje të prodhimit  bujqësor dhe përpunimit të produkteve bujqësore.
Sesionet informuese do të mbahen si vijon:

Nr.

Komuna

Vendi i mbajtjes

Data

Koha

1

Shtime

Salla e Kuvendit

16.02.2017

11:00

2

Mitrovicë

Salla e Kuvendit

22.02.2017

11:00

3

Skenderaj

Salla e Kuvendit

23.02.2017

11:00

4

Vushtrri

IADK

24.02.2017

11:00

5

Zubin Potok

Salla e Kuvendit

04.03.2017

       11:00

6

Leposaviq

Salla e Kuvendit

05.03.2017

       11:00

Të drejtë aplikimi për grante kanë:

  • Fermerët nga komunat e lartcekura, të cilët nuk kanë përfituar grante më parë
  • Fermerët që kanë moshë nga 20-45 vjeç dhe që kanë tokë dhe fuçi punëtore për punë
  • Përparësi do të kenë fermerët e zonave rurale me gjendje më të dobët ekonomike

Në sesionet informuese do të shpërndahen aplikacionet për grante të ndryshme (serra, mjedra, bimë mjekësore etj.).

Sinqerisht,

Zenel Bunjaku
Drejtor Ekzekutiv i IADK-së