en-US
 
  • Site
  • Web
Search

NJOHURITË ELEMENTARE PËR KRASITJE

Qafa e rrënjës – pjesa ndërlidhëse në mes të s. rrënjor dhe s. mbitokësor

Trungu – pjesa prej Q. së rrënjës deri te degëzimi i parë i cili mund të jetë i gjatë (60 ; 60-100; mbi 100cm)

Udhëheqësi qendror – pjesa e degëzuar e pemës nga trungu deri te vazhduesi i U. qendror

Vazhduesi i udhëheqësit qendror – pjesa që i prinë rritjes së U. Qendror

Degët: Skeletore (primare, sekondare, terciare), Veshëze (degët e rendit të katërt e më tuje: degëza të shkurtra (3-6cm, me kënd 900), degëza të holla (10-25 cm), degëza torbeste (sh. vjeçare, 2-3cm), degëza të përziera (2-3 vjeçare), degëza drunore (50-60 cm shërbejnë për formimin e kurorës), thithakët (zhvillohen nga sythat e fjetur), degëza bukëtore (3-6cm, kanë  4-7 sytha frutor, jetojnë deri 30 vite)

SythiVegjetativ (aktiv, fjetur, adventiv) (apikal, terminal), (drunor, gjethor), Gjenerativ (i luleve) (thjeshtë, të përbërë)

 Njohja cikleve të zhvillimit

o   Cikli jetësorFaza embrionale ( nga fekondimi i lules deri te mbirja e farës), Faza e rinisë (vegjetative), Faza e pjekurisë (frutdhënës), Faza e plakjes

o   Cikli VjetorëFaza e vegjetacionit  dhe Faza e qetësisë së detyrueshme

Format e kurorave

o   Formë e lire

o   Gjysmë e dirigjuar – piramidë e përmirësuar, vaze e përmirësuar

o   Dirigjuar – Piramidale, vaze, palmetë, kaçubë e thepisur, shtizë e hedhur, aksi vertikal, balerinë, hajtek, V sistem, shtizë e dyfishtë etj

Karakteristikat e kultivarëve

o   Reneta kanadeze – degëzat në këndin 10o – 70o formojnë sytha frutor

o   Starkrimsoni – degëzat në këndin 00o – 80o formojnë sytha frutor

o   Delisheci të artë – degëzat në këndin 30o – 120o formojnë sytha frutor

o   Gala – degëzat në këndin 45o – 100o formojnë sytha frutor

o   Greny Smithi – degëzat në këndin 70o – 180o formojnë sytha frutor

 

Njohja e kohës  së krasitjes

o   Krasitja dimërore

o   Krasitja e gjelbër

Krasitja dimërore

Aplikohet gjatë periudhës së qetësisë natyrore të pemës më mirë është të aplikohet pas periudhës së jarovizimit (kurë pema i nënshtrohet një shumë të temperaturave të ulëta),  Shkurt – Mars.

Veglat -  adekuate dhe të pastra (të dezinfektuar kohë pas kohe me alkool 90%)


 

o   Krijimi i vizionit – sistemi i kultivimit, forma, konkurrenca, ndriçimi, ngarkesa me lule

o   Largimi i pjesëve të sëmura , të infektuara  dhe të thyera

o   Degëzat njëvjeçare largohen tërësisht nga kurora e pemës ose ngelin të pa prekura me përjashtim kur nuk ka rritje të mjaftueshme dhe dëshirojmë të stimulojmë rritjen përmes shkurtimit

o   Degëzat e vjetra veshëze ose ato dy vjeçare rrallohen ose priten

o   Degët skeletore mirëmbahen në atë lartësi që do ti përgjigjet

      sistemit të projektuar të kurorës duke larguar lastarët e fuqishëm

nga majat e këtyre degëve, (konkurrentët ose fshesat)

o   Degëzat dhe degët konkurrente ndaj udhëheqësit qendror shkurtohen në cep

o   Unazimi i pjesëve të zhveshura të udhëheqësit qendror mbi syth të fjetur apo degëze të zhvilluar dobët (Mars – Maj)

o   Largimi i pjesëve të prera  nga pemishtja


Posted in: Lajme