en-US
 
  • Site
  • Web
Search





Projekti " Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës ", është një projekt i financuar nga Agjencia Protestante për Diakonie dhe Zhvillim - Bukë për botën - Shërbimi Protestant për Zhvillim -BrotfürdieWelt (BfdW), dhe zbatohet  nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).


Objektiva e përgjithshme e këtij projekti është trajtimi i çështjes se varfërisë në viset rurale si dhe mundësia e vetëpunësimit te rinise dhe grupeve te margjinalizuara.

Si objektiva specifike: mbështetja e  450 përfituesve drejtpërdrejtë nëpërmjet granteve, punës praktike, vizitave të ndërsjella për trajnime profesionale, vizitave studimore dhe panaireve dhe 3470 përfituesve indirekt si nxënësit në shkolla, bujqit fqinjë dhe lexuesit e broshurave.

IADK kërkon kandidat të kualifikuar pozitën:

Titulli i vendit të punës:                     Inxhinier i Blegtorisë

Vendi i punës:                                    Sfaraçak i Ulët, Vushtrri

Kohëzgjatja:                             12 muaj nga nënshkrimi i kontratës me mundësi vazhdimi

                                                 (deri ne 34 muaj)            

Orari:                                          Jo i plotë

 

Përshkrimi i punës:

Inxhinieri do të jetë nën përgjegjësinë e Drejtorit Ekzekutiv. Ai/ajo do të bëjë koordinimin e punëve me palët në interes ne sektorin e blegtorisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të prezantojë projektin tek palët e interesit dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet  ku do të shtrihet projekti
  • Bene zgjedhjen e përfitueseve si dhe  bene  shpërndarjen e të mirave tek përfituesit
  • Jepë këshilla për metodat e reja në blegtori
  • Organizon trajnime për përfituesit, kandidatë  fermerët dhe OJQ-të
  • Monitoron dhe përgatit  raporte për secilin aktivitet të punëve
  • Përgatit dhe azhurnon materialet edukuese për fermerë
  • Bën koordinimin e punëve në kuadër të projektit
  • Përcjellë dhe përgatit të gjitha  misionet me ekspertë për ekspertiza të ndryshme sipas kërkesave të projekteve
  • Përkrah prokurimin në dizajnin e planit dhe kritereve për zgjedhje të kompanive që angazhohen në projekt
  • Përcjellë ankesat, propozimet dhe sugjerimet e fermerëve për të gjitha aktivitetet e Bujqësisë
  • Të jetë efikas në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të lartcekura  në kuadër të projekteve
  • Kryen edhe punë  tjera që do të kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së

 
Kualifikimet dhe kompetencat kryesore

  • Diplomë universitare  Fakulteti i Bujqësisë: drejtimi i blegtorisë, bujqësi e përgjithshme  
  • Njohuri në përdorim të kompjuterit Windos, Excel dhe Power Point dhe mirëmbajtjen e ueb-it
  • Shkathtësi menaxhimi dhe udhëheqje me resurse njerëzore
  • Përvojë të ngjashme pune me zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve 3 vite
  • Aftësi të mira në të shkruar në të tri gjuhët shqip, anglisht dhe serbisht
  • Aftësi të mira për tu përshtatur në mjedisin multikulturor
  • Puna ekipore
  • Të jetë i/e gatshëm të punojë nën presion
  • Të posedojë patentë shoferin

Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj me letrën e interesit, kopjet e diplomës, certifikcateve si dhe dokumenteve te tjera te kërkuara  në zyret e IADK- së deri më datën 07.02.2017 ora 12:00 në këtë adresë: Sfaraçak i Ulët p.n, Vushtrri.

Personi kontaktues: Vlora Zymberi  – Zyrtare për Prokurim/Logjistikë&Administratë

Nr.tel. +386(0) 49 777 059

Aplikacionet mund të dërgohen edhe në ketë e-mail adresë: prokurimi@iadk.org.

 Pjesëtarët e minoriteteve dhe femrat  inkurajohen të konkurojnë. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Vetëm aplikacionet që dorëzohen në IADK deri më 07 Shkurt 2017 do të merren në konsiderim.