en-US
 
  • Site
  • Web
Search

 Fermerët nga Maqedonia vizitojnë Kosovën

Gjate periudhës 10 -12 qershor 2011 një grup prej pesë  fermerëve nga Maqedonia kanë vizituar disa ferma blegtorale për prodhim te qumështit si dhe disa pika grumbulluese të qumështit të ngritura nga IADK. Vizita u organizua nga IADK me synimin qe pjesëmarrësit të njihen me;
 
Fermat blegtorale që merren me mbarështimin e gjedhit në Kosovë

Standardet dhe kriteret të cilat  janë te aplikueshme në Kosovë për higjienën e qumështit.

Po ashtu ata u njohën edhe me pikat grumbulluese të qumështit te ngritura nga IADK  dhe rezultatet e arritura me ngritjen e tyre.

Fillimisht, me të arritur ne Kosove ata u priten nga stafi I IADK ku drejtori ekzekutiv i informoi pjesëmarrësit me misionin dhe qëllimet qe ka IADK, gjithashtu pjesëmarrësit u informuan edhe për projektet e realizuara nga IADK dhe për vizionin që ka IADK në zhvillimin e bujqësisë.

 

Pas takimit me stafin e IADK-së, është realizuar vizita në fermën e lopëve për prodhimtari të qumështit të pronarit Milazim Jonuzi. Ne kuadër të fermës ekziston edhe pika për grumbullimin e qumështit. Fermeri në fjalë u shpjegoi  për mënyrën e të ushqyerit të lopëve , kujdesin për viçat veçanërisht te mështjerrave për reproduksion të cilat i përdor për remont të tufës , higjienën e qumështit, çmimin e tregut etj.

Me datën 11.06.2011 vizituan fermerin Mehmet Beqiri nga fshati Begaj ne komunën e Vushtrrisë, prodhues qumështi i cili në fermën e tij posedon 28 lopë qumështore të racës Hollshtain .Ky fermer ne fermën e tij ka një higjienë shumë të lartë dhe po ashtu  edhe cilësinë e qumështit e ka në ekstra klasë. Gjatë kësaj vizite grupi i fermerëve nga Maqedonia u njoftuan lidhur me funksionimin  sistemit të mbyllur të mjeljes, menaxhimin e fermës për lopë qumështore dhe prodhimin e ushqimit të koncentruar. Fermeri në fjalë posedon mullirin për prodhimin e ushqimit të koncentruar të dhuruar nga IADK në vitin 2010.

 

Këtë dite kanë vizituar edhe fermerin Fadil Hazirin i cili në fermën e tij ka gjithsej 34 krerë gjedhe ku prej tyre 22 lopë qumështore njëkohësisht është edhe prodhues i ushqimit dhe drithërave për fermën e tij. Ky fermer është ndihmuar nga IADK-ja në vitin 2011 në formimin e pikës Grumbulluese. Gjate kësaj vizite fermerët u njoftuan me procedurat e grumbullimit të qumështit dhe bënë shkëmbimin e përvojave.

Po këtë dite vizituan edhe fermerin Nazmi Osmani i cili për momentin ka 15 krerë lopë dhe mështjerra. Ne kuadër të fermës ka edhe mullirin për prodhimin e koncentratit për nevoja të fermës se vet dhe po ashtu furnizon edhe fermerët tjerë. Fermeri në fjale është përfitues i model fermës me sistem te lirë të mbajtjes se lopëve te cilën do ta financoj IADK. Gjatë kësaj vizite është diskutuar për planin e ndërtimit të fermës me sistem të lirë të mbajtjes së lopëve dhe për përparësitë e këtij sistemi në menaxhimin e fermës.   

Me 12.06.2011 vizituan piken grumbulluese te qumështit të pronarit Naser  Bajraktari ne fshatin Klinë e Epërme. Ne këtë pike grumbulluese brenda ditës  grumbulloheshin afër 2000 litra qumësht. Fermerët u interesuan për çmimin e qumështit,  mënyrën e transportit, higjienën e qumështit etj.

 

Me 12.06. 2011 vizituan fermën dhe pikën grumbulluese të qumështit të pronarit  Xhafer Haradinaj ne  fshatin Stanovc. Ky fermer ka 17 krerë lope te racës Holshtajn dhe Simental dhe për moment prodhon rreth 280 litra qumësht në ditë. Ne pikën grumbulluese ky fermer grumbullon qumështin e fermave përreth. Për çdo ditë qumështin e merr fabrika `VITA`për përpunimin e qumështit  në Pejë.

 

     Objektivat e vizitës kanë qenë
 

  • Shkëmbim i përvojave në mes të fermerëve të Kosovës dhe Maqedonisë
  • Njohja me të ushqyerit e lopëve qumështore
  • Grumbullimi i qumështit dhe funksionimi i pikave grumbulluese të qumështit
  • Mënyrat e pagesës se qumështit
  • Higjiena e qumështit
  • Përgatitja e silazhes së misrit dhe tema te ndryshme

 

 

 

 

Posted in: Blegtori