en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Vjen në Kosovë eksperti i përpunimit ushqimor nga Holanda, z.Marinus Kodde

 





Bazuar në kontratën 3 vjeçare të nënshkruar në mes të IADK dhe organizatës PUM nga Holanda, për dërgimin e ekspertëve holandezë në Kosovë, nga data 19 deri më 26 Qershor 2011 në Kosovë ka qëndruar eksperti i përpunimit ushqimor, z.Marinus Kodde.


Objektivat e vizitës së ekspertit holandez kanë të bëjnë me:

  • Ngritjen e kapaciteteve për stafin e departamentit të përpunimit të IADK-së
  • Funksionalizimin e pikës përpunuese të frutave të imëta në Skenderaj dhe Dolak
  • Trajnimin e grupeve të grave në përpunimin e frutave – prodhimin e xhemit
  • Hapat e mëtejmë dhe strategjinë afatgjatë të departamentit të përpunimit

Gjatë vizitës në Skenderaj, eksperti ka qenë i njoftuar me kushtet e pikës përpunuese të frutave të imëta dhe me sfidat e funksionalizimit të aparaturës dhe ai ka dhënë mendimet dhe këshillat e tij në këtë drejtim.

Në pikën përpunuese në Dolak, eksperti ka demonstruar prodhimin e xhemit industrial, dhe ka përdorur ingridentët e nevojshëm si pektina dhe acidi askorbik. Gjithashtu, nga gratë është prodhuar xhem me dredhëza në mënyrë tradicionale. Eksperti ka mësuar gratë për përdorimin e refraktometrit për të përcaktuar sasinë e sheqerit në xhem sipas standardeve të BE-së, duke përcaktuar edhe sasinë e përmbajtjes së pektinës dhe acidit askorbik.

 

Në fund është bërë krahasimi ndërmjet xhemit të prodhuar në mënyrë tradicionale dhe industriale. Nga 10 kg dredhëza është prodhuar një sasi prej 17 kg xhem industrial, dhe me po atë sasi dredhëzash është prodhuar vetëm 12 kg xhem tradicional.

Gjatë vizitës në pikën grumbulluese të qumështit në Burojë, eksperti ka dhënë këshilla dhe për të përmirësuar higjienën e ndërtesës dhe higjienën e qumështit, si dhe rekomandime për përpunimin e qumështit. 

 

Në Kllodernicë eksperti ka vizituar grupin e grave të involvuara në përpunimin e xhemit të dredhëzës, me ç’rast ka monitoruar procesin e prodhimit. Ai ka dhënë këshilla për zhvillimin e prodhimtarisë nga niveli tradicional drejt prodhimit industrial, në mënyrë që të rritet sasia e prodhimit dhe për të gjeneruar të ardhura më të larta.

 

Z. Marinus Kodd ka trajnuar dhe stafin e departamentit të përpunimit për format dhe standardet e përpunimit të frutave. Stafi është trajnuar për qasjen në prodhim, për përmbajtjen e produktit, kontrollimi, korrigjimi, monitorimi dhe finalizimi i produktit të përpunuar. Gjithashtu janë diskutuar format e zhvillimit të sektorit të përpunimit në të ardhmen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Posted in: Lajme, Përpunim