• Site
  • Web
Search

IADK ORGANIZON KATËR NGJARJE BRENDA DITËS

IADK në kuadër të aktiviteteve të shumta dhe projekteve të ndryshme që është  duke  zbatuar, sot më 08 Korrik 2016 njëkohësisht  ka organizuar disa ngjarje të rëndësishme  të cilat janë pjesë e punës dhe aktiviteteve të planifikuara  që më herët, disa prej të cilave po i veçojmë në vazhdim:

Dita e mjedrës në Zubin Potok

Në Komunën e Zubin Potokut sot është organizuar ”Dita e Mjedrës ” me qëllim të promovimit të kësaj kulture e cila viteve të fundit ka një trend të hovshëm të zgjërimit të sipërfaqeve kultivuese në tërë Kosovën, e po ashtu edhe në rajonin verior të Mitrovicës. Ngjarja promovuese është organizuar në kuadër të Projektit
”Gjenerimi i të ardhurave dhe aktivitet trajnuese për grupet e margjinalizuara dhe fermerët në zonat rurale  të financuar nga donatori Bf W nga Gjermania, ku kanë ku kanë marrë pjesë fermerë serbë dhe shqiptarë të kësaj komune, të cilët kanë përfituar mëherët nga IADK projekte për kultivimin e mjedrës.
Përveç fermerëve në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, përfaqsues tjerë të sektorit të bujqësisë, pastaj grumbullues të mjedrave të kësaj zone, qytetarë dhe konsumator të mjedrave, si dhe organizata e pjesmarrës tjerë të ndërlidhur me këtë aktivitet.

Në këtë eveniment të pranishmit janë përshëndetur së pari nga Drejtori Ekzekutiv  i IADK-së z.Zenel Bunjaku,  i cili theksojë disa nga  përkrahjet e ofruara për fermerët  e kësaj zone, e sidomos kontributin e IADK-së për përhapjen e kultivimit të mjedrës si kulturë mjaftë profitabile dhe klimatikisht e përshtatshme  për kultivim në këtë rajon. Fermerët ikurajohen që të zgjerojnë sipërfaqet me mjedër, ngase tashmë ata kanë avancuar edhe praktikat e kultivimit, dhe po ashtu në Zubin Potok, gjendet edhe një qendër për grumbullim të mjedrave, që është një garancë e mirë për plasimin e prodhimit

Po ashtu të pranishmit janë përshendetur edhe nga Kryetari i Komunes së Zubin Potokut, i cili falenderoj IADK-në për përkrahjen e fermerëve të kësaj zone, dhe premtoj për një bashkëpunim të  vazhdueshëm edhe në të ardhmen, me qëllim të krijimit të mundësive të fermerëve për punë dhe rritje të përfitimeve nga aktivitete e ndryshme bujqësore.
 


Trajnimi  i grupit të grave nga Skënderaj

Po ashtu në njërën nga komponentët e projektit BfW  kanë filluar trajnimet me grupe të grave për përgatitjen e ushqimeve , me qëllim të rritjes së njohurive praktike  të grave për gatimin e llojeve të ndryshme të ushqimeve  për  kuzhinat shkollore.  Një session trajnimi sot është mbajtur  me grupin e grave nga Skënderaj, ku është demonstruar mënyra e gatimit dhe përgatitjes së dy recepturave të ndryshme ushqimore që do të  jenë pjesë e mënyve ditore, pas hapjes së kuzhinës për ushqimin e nxënësve në Shkollën “Abedin Rexha” në Skënderaj.



 Trajnimi i fermerëve në sektorin e blegtorisë

Në kuadër të projektit të financuar nga organizata HELP – Hilfezur Selbsthilfe E.V. është mbajtur trajnimi me fermerët prodhues të qumështit.  Ata janë trajnuar për  të ushqyerit e kafshëve, balancimin e racioneve dhe kualitetin e  ushqimeve voluminoze.  Trajnimet do të vazhdojnë me temat tjera në sektorin blegtorisë. 



Organizimi i punëtorisë me shoqatën e grave "Gjelbina" Viti 

IADK në mbështetje të organizatës gjermane “GIZ” , është duke organizuar shërbimet trajnuese  për gra përkatësisht shoqatën e grave "Gjelbina" në Komunën e Vitisë. Në kuadër të aktiviteteve me ketë target grup, gjatë dy ditëve  më 7 dhe 8 Korrik është organizuar  punëtoria me temën "planifikimi strategjik". 

Në ditën e parë është bërë shtjellimi i analizës së situatës së kësaj shoqate në tri shtylla kryesore;

1) Burimet njerezore, 2) Prodhimtaria, 3) Marketingu

Ndërsa në ditën e dytë të puntorisë janë shtjelluar dhe diskutuar pikat se ku shoqata e sheh veten në planifikimin strategjik afatëshkurtër dhe afatmesëm.