en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Në kuadër të  projektit “Competitivenes of the Private Sector in Rural Areas in Kosovo“ (COSiRA), projekt i financuar nga organizata GIZ dhe në kuadër të aktivitetit Gratë ne trajnime në Agrobiznes i cili aktivitet zbatohet nga IADK, më 27.04.16 është realizuar vizita studimore në Kosovë me  gratë e shoqatës “Gjelbina” nga Komuna e Vitisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi dhe marrja e përvojave  nga grupet e grave në Mitrovicë dhe Vushtrri ku janë vizituar dy kuzhinat e krijuara nga IADK gjatë vitit 2015 projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, kuzhina në shkollën “Shaban Jashari” në Skenderaj dhe “Musa Hoti” në Mitrovicë.



Gjate vizitës gratë pjesëmarrëse patën mundësi të takojnë gratë e angazhuara në këto byfe, pajisjet dhe investimet e bëra, higjienën dhe punën qe ishin duke e bërë dhe  llojllojshmërinë e produkteve qe ato ishin duke punuar.

Pasi kanë vizituar hapësirat ku punohet dhe  u janë shpjeguar funksionet e të gjitha pajisjeve, kanë kaluar në pjesën tjetër të kuzhinës ku gratë kanë pasur mundësi të fillojnë bisedën me gratë e angazhuara në kuzhinë.

Gratë e punësuara në kuzhinë biseduan me shumë vullnet dhe vendosmëri për punën qe janë, duke e sugjeruan edhe atyre që të fillojnë të punojnë dhe mos të frikohen nga puna por të bashkëpunojnë ngushtë me grupin dhe të ndihmojnë familjet e tyre.

Ato shpjeguan edhe ndikimin pozitiv në jetën e tyre familjare dhe shoqërore, pasi ndajnë kohën me koleget dhe kanë arritur të krijojnë të ardhura shumë të mirë për familjen e tyre.

Po ashtu gjatë kësaj vizite gratë kane shkëmbyer kontaktet që të vazhdojnë edhe më tutje bashkëpunimin.

 


Posted in: Dite fushore