en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK FESTOON 10 VJETORIN E THEMELIMIT

IADK me datën 19 Dhjetor 2014 nga ora 19:00-22:00 festoi 10 vjetorin e themelimit të saj me donator, bashkëpunëtorë të ngushtë, mysafirë dhe stafin në objektin e Qendrës Edukuese të Fermerëve

IADK festoi ditën e Premte më 19 Dhjetor 2014 10 vjetorin e themelimit të saj ku me këtë rast u shënuan suksese të shumta të arritura nga IADK. Me mysafirë si donator të ndryshëm, Ambasadori nga Ambasada Holandës, përfaqësues të lartë nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Profesorë nga Fakulteti Bujqësisë, bashkëpunëtorë të ngushtë dhe stafin përbërës të IADK-së nga themelimi u shënua edhe 10 vjetori me një darkë shoqërore dhe muzikë të bukur shqipe.


Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku në rastin e fjalës falënderoi të gjithë donatorët dhe bashkëpunëtorët të cilët morën pjesë së bashku në rrugëtimin për themelimin e Organizatës më të fortë të Bujqësisë në Kosovë dhe organizatës që sot punëson 20 punëtorë të rregullt.

IADK ka shënuar disa sukses përgjatë këtyre viteve duke realizuar më shumë se 48 projekte nga themelimi me një shumë nga të gjitha projektet mbi 5 milion, të cilat projekte gjithmonë kanë arritur rezultate të prekshme tek fermerët në përmirësimin e sektorit të bujqësisë.



Drejtori Ekzekutiv Zenel Bunjaku ftoi të gjithë akterët kyç në Kosovë që të ndihmojnë në zhvillimin e përbashkët të bujqësisë duke qenë që është një nga sektorët me mundësi më me
zhvillim në vendin tonë.
Në të njëjtën kohë Zenel Bunjaku falënderoi edhe stafin që kanë qenë pjesë e organizatës nga themelimi dhe pa të cilët organizata nuk do të ishte aty ku është sot.

IADK fton të gjithë fermerët që të kontribuojnë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe të synojmë arritjen e sa më shumë 10 vjetorëve me suksese edhe më të mira.