en-US
 
  • Site
  • Web
Search

BËHET DORËZIM-PRANIMI I PAJISJEVE PËR BSHBK-në

Sot me date 02.12.2014 ne zyrat e Bashkimit te Shoqatave Bujqësore te Kosovës – BSHBK, ne praninë e anëtarëve te bordit te BSHBK-se dhe zyrtarëve te IADK-se është bere pranim-dorëzimi i pajisjeve te zyrave me te gjitha elementet përcjellëse nga IADK. Këto pajisje deri me tani kane qene nen pronësinë e IADK-se e cila e ka përkrahur BSHBK-ne me dy projekte te veçanta duke filluar qe nga themelimi e deri ne funksionalizimin e saj

Projektet me te cilat është përkrahur BSHBK janë: “Edukimi dhe Konsolidimi i Fermerëve të Kosovës (ECoFK)” i financuar nga donatoret FCA - Finlanda, EED - Gjermania dhe CoS – Suedia dhe projekti “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë” i financuar nga Bashkimi Evropian.

Lista e aseteve te cilat tashme janë nen pronësinë e BSHBK-se, përfshijnë:

Ne kuadër te dorëzimit është nënshkruar edhe një kontrate ne 6 kopje; 3 ne gjuhën shqipe dhe 1 ne gjuhen angleze për BSHBK-ne, ndërsa 1 kopje ne gjuhen shqipe dhe 1 ne gjuhen angleze për IADK-në.

Me këtë rast IADK falënderon BSHBK-ne për bashkëpunimin e treguar deri me tani dhe uron qe BSHBK te jete shume aktive mbrojtjen e interesave te fermerëve kosovare