en-US
 
  • Site
  • Web
Search

AMBASADORJA NGA SHTETI KANADA-së NË KOSOVË VIZITON IADK-ën

Sot, më 01 Dhjetor IADK pati nderin dhe kënaqësinë të pres mysafirë Ambasadoren e Kanada-së Znj. Louise LaRocque ku edhe u nënshkrua marrëveshja për projektin e financuar nga Ambasada e Kanada-së e që do të zbatohet nga IADK “Fuqizimi i grave në sektorin e bujqësisë dhe krijimi i lidhjeve të tregut” ku qëllimi projektit është që fuqizojë ekonomikisht gratë në zonat rurale në tri komunat, atë të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderaj përmes aktiviteteve si: ngritja e kapaciteteve në menaxhimin e fermave dhe teknologjia e përpunimit të qumështit.


Drejtori Ekzekutiv nga IADK Zenel Bunjaku falënderoi Ambasadën Kanadeze për përzgjedhjen e projektit dhe çmoi lartë kontributin e Shtetit të Kanada-së për përkrahjen e dhënë për Kosovën. Në të njëjtën kohë Drejtori Ekzekutiv Zenel Bunjaku uroj edhe Ambasadoren për bashkëpunimin e ri me IADK-ën dhe shprehu përkushtim të lartë që projekti të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ambasadorja në anën tjetër shpalosi synimet dhe objektivat që ka Shteti Kanada-së duke synuar zhvillim ekonomik në vend dhe fuqizimin ekonomik të grave e sidomos të atyre në zonat rurale.

IADK mirëpret projektin e ri që do të zgjas deri në Shkurt të vitit 2015 dhe pret që të arrihen rezultatet sa më të mirë duke synuar zhvillimin ekonomik në zonat rurale përmes sektorit të bujqësisë.