en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PROJEKTI TURIZMIT RURAL DREJT PËRFUNDIMIT

Projekti turizmit rural po afrohet drejt fundit sipas planifikimit ku kështu ka realizuar edhe gjitha aktivitetet e parapara në projekt.

Projekti “Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në zonën e Shalës” është zbatuar nga IADK në partneritet me Komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës e që ka pasur gjithsej 19 aktivitete të realizuar të gjitha sipas projekt propozimit.

Projekti po vjen në fazën finale të zbatimit të tij, por kontratat e nënshkruara me përfitues do të vazhdojnë të monitorohen nga IADK-ja në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e projektit dhe vazhdimësia e aktiviteteve ashtu si janë paraparë në kontratat tri paleshe të nënshkruara mes IADK-së, përfituesit dhe Komunën përkatëse.

Projekti turizmit rural ka kontribuar shumë në fillimin e realizimit të konceptit të turizmit rural, një koncept ky i ri për zonën e Shalës duke u nisur nga mungesa e përvojës dhe njohurive për këtë sektorë. Tani turistët kanë mundësi të shumta të vizitojnë atraksione të ndryshme sikurse: shtegu, biçikletat malore, odat/bujtinat, mulliri me ujë, turbina e shumë atraksione tjera që vlen të vizitohen.

Projekti Turizmit Rural falënderon gjithë përfituesit dhe bashkëpunëtorët në zonën e Shalës për një bashkëpunim të mirë dhe frytdhënës duke realizuar kështu në mënyrë të suksesshme projektin e turizmit rural.

Aktivitetet që janë realizuar nga projekti janë:

  • Shtegu për këmbësorë
  • Shenjëzimi
  • Një urë
  • Pesë kroje për ujë
  • Promovimi i shfrytëzimit të eko-biçikletave në zonat malore
  • Trajnimi për familjet mikëpritëse dhe restorantet për shërbimet turistike
  • Edukimi dhe trajnimi i grave në ushqim dhe shërbimin e ushqimit
  • Promovimi i prodhimit të energjisë alternative – nga uji
  • Restaurimi i mullirit me ujë në fshatin Sllakoc
  • Restaurimi i gjashtë odave/bujtinave për turistë
  • Ngritja e serrave për prodhimin e perimeve
  • Ruajtja dhe përtrirja e varieteteve tradicionale të frutave
  • Kultivimi i parcelave me mjedër dhe manaferrë
  • Fermat e lopëve qumështore
  • Fermat e deleve dhe dhive
  • Promovimi i vezëve organike dhe prodhimtarisë së mishit të shpezëve
  • Pajisjet për bletari
  • Vizita studimore në vendet e avancuara turistike në Kosovë dhe regjion
  • Broshurat dhe fletëpalosjet