en-US
 
  • Site
  • Web
Search

BSHBK VIZITË NË VENDET E RAJONIT

Në kuadër të kësaj vizite në Maqedoni është vizituar Federata e Fermerëve të Maqedonisë (FFRM) dhe Kompania “Levidia”, e cila merret me prodhimin e fidanëve të frutave, investim ky turko-maqedonas.

Ndërsa në Shqipëri, përkatësisht në qytetin e Elbasanit, është vizituar organizata Agrinet, pastaj një kompani e cila merret me përpunimin e ullinjve dhe prodhon vaj ulliri, si dhe organizata “Tjetër Vizion”.  E në qytetin e Durrësit është vizituar Instituti i Bujqësisë Biologjike (IBB), si dhe  një fermë me prodhime Bio.

Vizita ka qenë mjaft e suksesshme dhe ka shërbyer si një rast shumë i mirë i komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave të fermerëve, organizatave të ndryshme bujqësore dhe kompanive  me vendet fqinje.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe implementuar nga IADK në partneritet me Syri i Vizionit (SiV).

Anëtarët e Bordit të Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës – BSHBK,  nga data 13 deri më datën 15 nëntor, kanë qëndruar në vizitë studimore në vendet e rajonit, në Maqedoni dhe Shqipëri.

Në këtë vizitë kanë marrë pjesë 9 anëtarë të Bordit të BSHBK-së dhe 2 zyrtarë nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë - IADK.