en-US
 
  • Site
  • Web
Search

STOCK VLERËSON PROMOVIMIN E TURIZMIT RURAL NË RAJONIN E SHALËS

Projektin e promovimit të turizimit rural në zonën e Shalës, Shefi i Operacioneve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof Stock e ka vlerësuar të rëndësishëm,  jo vetëm për prodhimet bujqësore dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e turizimit, por edhe për zbatim të politikave të BE-së. Përveç rezultateve të mira si në rritjen e prodhimit dhe cilësisë së produkteve bujqësore, por edhe krijimin e kushteve për turizëm rural, këto dy projekte të menaxhuara nga IADK kanë zbatuar edhe politikat e Bashkimit Evropian, që janë nxitja e qytetarëve të qëndrojnë në zonat rurale, si dhe që fermerët të kenë prioritet mbrojtjen e mjedisit në aktivitet e tyre, ka thënë Christof Stock sot në Prishtinë, në përmbyllje të projektit të promovimit të shërbimeve të turizimit rural në Zonën e Shalës, si dhe fuqizimit të kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me qeverinë në sektorin e bujqësisë, që janë financuar nga BE dhe zbatuar nga IADK.


Në fjalën e tij, Stock, ka thënë se sektori i bujqësisë po kontribon në zhvillmin ekonomik të Kosovës. Duke vlerësuar krijimin e kushteve të zhvillimit të turizimit rural në rajonin e Shalës, ai kërkoi që bashkarisht fermerët dhe institucionet të sigurojnë vazhdimësi të kësaj nisme, në mënyrë që të zgjerohen veprimtaritë dhe të tërheqen sa më shumë vizitorë në rajonin e mrekullueshëm të Shalës.    

Ndërkaq Zenel Bunjaku, drejtor ekzekutiv i IADK-së, ka përmbledhur rezultatet kryesore të projektit, ndërtimin e shtegut të ecjes në gjatësi 12 kilometra, ndërtimin e 6 bujtinave për turistë, ndërtimin e turbinës së prodhimit të energjisë elektrike nga uji, restaurimin e Mullirit tradicional me ujë, ndërtimin e krojeve dhe përkrahjen në mënyrë direkte të 51 përfitueve nga ky projekt



Ai ka vlersësuar bashkpunimin e mirë me Komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës gjatë zhvillimit të këtij projekti, por edhe ka kërkuar prej tyre që pas përmbylljes së projektit, dy komunat të kujdesën për mirëmbajtjen e shtegut të ecjes por edhe rezultateve tjera të projektit.

Mjaftë të rëndësishëm për zhvillimin e zonës së Shalës, projektin e financuar nga BE dhe zbatuar nga IADK, e kanë vlerësuar edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Safet Kamberi dhe Arta Haxhaj, drejtoreshë e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik në Komunën e Vushtrrisë


Këto projekte i kanë vlersuar edhe Shqipe Dema, drejtoreshë e departamentit për politika rurale në Ministrinë e bujqësisë, si dhe Agim Sahiti, kryetar i Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës.

Prezantimin e rezultateve dhe aktiviteteve të projektit “Fuqizimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me qeverinë në sektorin e bujqësisë”, e ka bërë Avni Ramadani, menaxher i projektit, ndërsa prezantimin e rezultateve dhe aktiviteteve të projektit “Promovimi i shërbimeve të turizimit rural në Zonën e Shalës, si dhe fuqizimit të kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me qeverinë në sektorin e bujqësisë”,  e ka bërë Kreshnik Sadiku.