en-US
 
  • Site
  • Web
Search

NGJARJA PËRMBYLLËSE E PROJEKTEVE TË FINANCUARA NGA BE

Gjatë dy viteve të fundit, Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK) në partneritet me Syrin e Vizionit (SiV) ka zbatuar projektin “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë” dhe në partneritet me Komunën e Mitrovicës/Mitrovica dhe Vushtrrisë/Vučitrn ka zbatuar projektin “Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në zonën e Shalës”. Të dy projektet janë financuar nga BE-ja dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Në mënyrë që të prezantojmë rezultatet finale të Projekteve të Shoqërisë Civile dhe Turizmit Rural, kemi kënaqësinë të ju ftojmë në Ngjarjen Përmbyllëse Promovuese për të prezantuar të arriturat e projekteve.

Ngjarja përmbyllëse do të mbahet të Hënën, Nëntor 24, 2014 EMERALD Hotel, duke filluar nga  10:00.

AGJENDA

E Hënë, 24.11.2014;

Vendi

EMERALD Hotel, Prishtinë/Priština,

Koha

09:30 – 10:00

REGJISTRIMI I PJESËMARRËSVE

Sesioni 1

10:00 – 10:30

CEREMONIA HAPËSE

10 min

10:00 – 10:10

Hapja e ngjarjes dhe fjalë mirëseardhëse nga Z. Zenel Bunjaku [Drejtor Ekzekutiv i IADK-së]    

10 min

10:10 – 10:20

Fjalim kyç nga Z. Christof Stock [Shef i Operacioneve në ZBEK]

10 min

10:20 – 10:30

Fjalim kyç nga Z.. Blerand Stavileci [Ministër MBPZhR]

10 min

10:30 – 10:40

Fjalim kyç nga Z. Bajram Mulaku [Kryetar i Komunës së Vushtrri/Vučitrn]

10 min

10:40 – 10:50

Fjalim kyç nga Z. Agim Bahtiri [Kryetar i Komunës së Mitrovicë/Mitrovica]

10 min

10:50 – 11:00

Fjalim kyç nga Z. Agim Sahiti [Kryetar i BSHBK-së]

Sesioni 2

11:00 – 12:00

PREZANTIMET PËR REZULTATET E PROJEKTEVE dhe CERTIFIKIMI

15 min

11:00 – 11:15

Z. Avni Ramadani, [Menaxher i Projektit EU-CS]

15 min

11:15 – 11:30

Z. Kreshnik Sadiku, [Menaxher i Projektit EU-RT]

30 min

11:30 – 12:00

Certifikimi i Grupeve të Grave të trajnuara për Përpunim të Ushqimit

90 min

12:00 – 13:30

DREKA

Mbyllja e ngjarjes!