en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SI HARTOHET NJË PLAN I VEPRIMIT OSE PLANI AKSIONAL

Plani aksional i veprimit për zhvillimin e biznesit - Planet aksionale ose te veprimit  janë plane të shkruara të cilat individë ose grupe dhe organizata i zhvillojnë që t’i udhëheqin aktivitetet e caktuara te zhvillimit te biznesit dhe fokusojnë  përpjekjet e tyre kah iniciativa të caktuara. Qëllimi kryesor i çdo plani për aksion është:
  • ta bëjë vizionin konkret për një projekt  të caktuar;
  • të tregojë në cilën mënyrë do të zbatohen strategjitë e formuara për shkak të arritjes së  qëllimeve të parashtruara;
  • të mundësojë konsistencë në qasjen dhe mbajtjen e llogarisë për të gjitha detajet;
  • të ndikojë në realizimin e qëllimeve të parashtruara;
  • të kontribuojë për efikasitet më të madh të bartësve të aktiviteteve

Planifikimi i zhvillimit ose hartimi i një plani aksional – planifikimi i zhvillimit ten je plani aksional është një poçes që i jep mundësinë biznesit tonë  të planifikojnë, zbatojnë dhe kontrollojnë të ardhmen e zhvillimit te këtij biznesi. Ky Plan jep informacion mbi drejtimin e veprimeve te përditshme, është një hartë për t’u ndjekur nga udhëheqësit qe ka të bëjë me të menduarin, të vepruarin dhe të parashikuarit strategjik të veprimeve që duhet të ndërmarrim në mënyrë që të realizojmë qëllimet e dëshirueshme te biznesit.

Një plan aksional  i zhvillimi te biznesit është efektiv kur ne e kuptojmë se çfarë po bëjmë, kujt i shërben, dhe sa mirë i plotëson nevojat e tona dhe te komunitetit me te cilët ne bashkëpunojmë ne relacionet shitës - blerës.

Kush dhe  si e bene  hartimin e Planin aksional – janë disa etapa qe duhet te kalohen për te ardhur deri te hartimi apo përpilimi I ne plani aksional. Fillimisht caktohet personi përgjegjës ose grupi qe do hartoj ketë plane, e I cili me vone do merret edhe me detyrat tjera te rëndësishme,  sikur:

  • Mbledhja e informacionit – hapi i pare ka te beje me mbledhjen e informative et dëshiruara qe I shërbejnë qëllimit te hartimit et planit aksional. Këto informata mund et mblidhen ne disa mënyra e qe me te rëndësishmet janë: studime/hulumtime  primare dhe sekondare (te dhënat ekzistuese ne forme te raporteve apo studimeve te bëra nga te tjerët për çështjen e ne do e planifikojmë ne plan. Ne ketë teme është shume e rëndësishme edhe caktimi se  cilat janë burimet tona natyrore/njerëzore.
  • Analizimi dhe sintetizimi i informacioneve te mbledhura - duke pasur këtë informacion, hartuesit e  planit përcaktoi vizionin, finalizoi objektivat strategjike për çdo fushë prioritare dhe cakton objektivat strategjike përfundimtare.
  • Hartimi ose shkrimi i planit aksional – sipas  formatit te përzgjedhur me herët nga personat përgjegjës, duke pasur  parasysh edhe aspektet buxhetore për realizimin e planit aksional -   zgjidhjet e mundshme (huazimet, grantet, kreditë etj.) fillohet me hartimin e planit aksional sipas prioritete te përzgjedhura .
  • Zbatimi dhe Monitorim (Vlerësimi i vazhdueshëm) - plani aksional është një plan i detajuar në të cilin janë përcaktuar edhe afatet kohore dhe përgjegjësitë e bartësve te aktiviteteve.

Për ta ilustruar me mire ketë aktivitet ne kemi marre një shembull qe ka te beje me iniciativat nga institucionet vendore për zhvillimin regjionit te Shalës se Bajgores. Ne ketë shembull janë te caktuara dy objektiva kryesore, te cilat janë ndare me aktivitet konkrete ne realizimin e objektivave te caktuara ne nxitjen dhe zhvillimin e  turizmit rurale ne rajonin e Shalës se Bajgores.


Objektivi 1: -  Zhvillimi i ekoturizmit  -
i  cili është mbështetur mbi përmirësimin e strukturave turistike ekzistuese duke investuar për përshtatje të ambienteve për një zhvillim të qëndrueshëm.

Nxitja e turizmit rural e agroturizmit, turizmit malore verore (çiklizëm malore, shëtitje dhe ecje ne natyre), turizmi dimërore (skijim me sporte tjera dimërore), krijimin dhe modernizimin e qendra te ndryshme turistike sikurse: hotelet, restorantet, bujtina në pika tërheqëse si Sllakofc, Bajgore, Bare etj. si dhe duke tentuar në terma afat-gjatë në ngritjen e qendrave te mëdha dimërore -  komplekse turistike (fshati turistike, hotele me struktura të mëdha, te cilat duhet të jene te  shoqëruara me aktivitete promocionale nëpërmjet reklamave, panaireve, ngjarjeve festive tradicionale dhe te organizuara  si  dhe informime te shumta (TV, internet, publikime). Hapat qe duhet ndërmarrë për realizimin e këtij objektivi janë:

Projektet: Përpilimi i një guide turistike për rajonin e Shalës -ku  do të evidentohen vlerat më të spikatura të kulturës, traditës dhe natyrës tonë të bukur dhe të pasur.
  • Hapat Konkrete -  Identifikimi i aktorëve të mundshëm për t’u përfshirë në hartimin e guidës (agjencitë e specializuara për turizëm, historian, fotograf, gjeograf, komuniteti i rajonit, afaristet etj.).  Afati për kryerjen e aktivitete - 2015:

Projektet/Hapat e Veprimit - Ndërtimi i një piste atraktive për skijim ne Bajgore dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e sporteve dimërore.

  • Hapat Konkrete - Studimi i  fizibilitetit  Kontakte të vazhdueshme komunën, ministrin, donatorë të ndryshëm për mundësi financimi dhe investimi nga bizneset. Afati për kryerjen e aktivitete – 2015 e ne vazhdim

Objektivi 2: -  Nxitja e Bizneseve të Vogla dhe të mesme  ne zhvillimi i ekoturizmit - është mbështetur mbi përmirësimin e strukturave turistike ekzistuese duke investuar për një zhvillim të qëndrueshëm me prioritet prodhimtarin organike te pemëve dhe perimeve, mbledhjen, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekuese dhe frutave te malit, ne regjionin e  Shalës se Bajgores. Projektet me te rëndësishme mund te jene:

Projekti - Identifikimi dhe mbështetja e nismave individuale ose të subjekteve për zhvillimin e biznesit për grumbullimin, manipulimin dhe tregtimin e bimëve medicinale, aromatike dhe industriale si çaji i malit, dëllinja, luleshtogu, si dhe te frutave te ndryshe te malit etj.
  • Hapat Konkrete - Nxitja e interesit të individëve dhe subjekteve private; bashkëpunim me IADK, shoqata e turizmit dhe te biznesit, GIZ, USAID, Ministrin e Mjedisit, Ministrin se Turizmit, komunat e regjionit,  fondet e EU-se etj., për të krijuar kushte dhe lehtësimi i iniciativave private. Afati /kryerje  – 2015

Projekti - Identifikimi dhe mbështetja e nismave individuale për shfrytëzimin e ujërave  të rrjedhshme të  regjionit për prodhimin e energjisë elektrike duke ngritur  hidrocentrale.

  • Hapat Konkrete – Studimi i burimeve natyrore dhe nxitja e interesit të individëve dhe subjekteve private; Bashkëpunim me IADK, GIZ, Mins. Energjetikes, fondet e EU-se etj., për të krijuar bashkëpunim për kushte dhe lehtësimi i iniciativave private. Afati për kryerjen e aktivitete – 2014 e ne vazhdim.

Projekti - Mbështetja e bizneseve ekzistuese dhe atyre te reja  të përpunimit të prodhimeve organike peme dhe perime duke ju krijuar kushte lehtësuese për zhvillimin dhe zgjerimin e tyre. 

  • Hapat Konkrete  identifikimi i burimeve natyrore dhe nxitja e interesit të individëve dhe subjekteve private;  Bashkëpunim me IADK, GIZ, fondet e ndryshme te EU-se etj., për të krijuar kushte dhe lehtësuar zhvillimin e këtyre bizneseve. Afati / aktivitete - 2014 e ne vazhdim.
Ky material është përgatitur nga trajneri kontraktuar Ali Lushi në kuadër të trajnimeve ekonomike të mbajtura për përfituesit direkt nga projekti turizmit rural në Shalë