en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TË SHTUNËN, ME 1 NËNTOR BSHBK  MBAN KUVENDIN E RREGULLT TË PUNËS

Bashkimi i Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK), më datën 1 nëntor 2014 në Prishtinë, do të organizojë një kuvend të rregullt pune. Ky aktivitet organizohet në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të mëtejmë të BSHBK-së, si dhe me qëllim të informimit e mobilizimit të anëtarësisë, si dhe rritjes së transparencës ndërmjet anëtarëve të BSHBK-së. Gjithashtu, ky është një rast shumë i mirë i njoftimit dhe i shkëmbimit të përvojave ndërmjet fermerëve kosovarë.

Si zëri i fermerit kosovar, BSHBK është themeluar në muajin prill të vitit 2013 me përkrahjen dhe  ndihmën e organizatës IADK.  Që nga atëherë, BSHBK ka qenë shumë aktive në përkrahjen dhe mbrojtjen e interesave të fermerëve, përmes aktiviteteve të ndryshme, gjithnjë me qëllim të arritjes së objektivave dhe synimeve për një bujqësi të zhvilluar dhe progresive. BSHBK, bashkon fermerët e Kosovës në nivel nacional dhe regjional, nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë, ku në kuadër të saj ka 11 shoqata sektoriale në nivel nacional dhe 2 shoqata në nivelin regjional, me mbi 4000 anëtarë.

Ky aktivitet mundësohet nga Projekti "Fuqizimi i kapacitetit të shoqërsisë civile për politikbërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë" i financuar nga BE dhe zbatuar nga IADK në partneritet me Syri i Vizionit.