en-US
 
  • Site
  • Web
Search

KONGRESI I FERMERËVE EVROPIAN 2014

Delegacioni nga Kosova me z. Pekka Pesonen, Sekretar Gjeneral i Copa*Cogeca

Ne kuadër te projektit “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”, nga data 6 – 8 Tetor 2014 është organizuar pjesëmarrja ne “Kongresin e Fermerëve Evropian 2014” ne Belgjike. Ky Kongres është organizuar nga Copa*Cogeca organizata me e madhe e fermerëve ne Bashkimin Evropian, e cila përfaqëson më se 26 milion fermer dhe rreth 38,000 kooperativa bujqësore.

Temë diskutimi ne këtë kongres kane qene: "Politikat e Reja të Përbashkëta Bujqësore (CAP) 2014-2020 dhe Bujqësia Familjare: rritja dhe punësimi për zonat rurale të BE-së".

Nga Kosova ne këtë ngjarje kane marre pjese 2 përfaqësues nga Bashkimi i Shoqatave Bujqësore te Kosovës (BSHBK), përkatësisht z. Agim Sahiti, Kryetari i BSHBK-se dhe z. Milazim Berisha anëtar i bordit te BSHBK-se. Ndërsa, nga organizata IADK e cila edhe ka bere te mundur realizimin e këtij udhëtimi, ka marre pjese z. Bujar Ahmeti, Zyrtar i projektit.

Qëllimi i këtij Kongresi ka qenë për të diskutuar Politikat e Reja Bujqësore (CAP) dhe veçanërisht implementimin e saj, dhe se si mund të përfitojnë fermat familjare dhe agro-kooperativat, pastaj zhvillimin rural, rritja dhe krijimi i vendeve të lira të punës.

Ne vazhdën e takimeve me përfaqësues te ndryshëm te pranishëm ne kongres, delegacioni nga Kosova është takuar me Sekretarin Gjeneral te Copa*Cogeces, z. Pekka Pesonen, i cili njeherit uroj BSHBK-ne per pjesëmarrje ne kongres dhe premtoj se brenda 2 viteve te ardhshme do ta vizitoje Kosoven dhe BSHBK-ne.

Ne këtë ngjarje kane marre pjese me se 400 pjesëmarrës nga vendet te ndryshme te Evropës dhe po ashtu edhe nga organizata dhe institucione te ndryshme botërore nga sektori i bujqësisë.