en-US
 
  • Site
  • Web
Search

MBAHET PUNËTORIA PËR SISTEMIN KËSHILLIMOR PËR FERMË TË BE-SË

Me datë 17 dhe 18 shtator 2014, në ambientet e Hotel Sirius në Prishtinë, është mbajtur Punëtoria për Sistemin Këshillimor për Fermë të BE-së (SKF i BE-së), që ka për qëllim përkrahjen dhe avancimin e njohurive të  përgjithshme në mes të akterëve kryesorë të bujqësisë (MBPZHR, komunat, fermerët, agro-përpunuesit, furnizuesit e inputeve, organizatat e prodhuesve, etj.). Punëtoria është fokusuar në këto dy tema: Sistemin Këshillimor për Fermë të BE-së (SKF i BE-së), dhe nevoja për Kosovën ta përafrojë SKF e vet me atë të BE-së. Pjesëmarrës në këtë punëtori kanë qenë edhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare.    

SKF i BE-së, synon të ndihmojë fermerët që të plotësojnë rregullat Evropiane për mjedis, shëndetin/mirëqenien publike dhe të kafshëve, si dhe kushtet e mira bujqësore e mjedisore. SKF i BE-së përfshinë organizimin e përgjithshëm të ofruesve të ndryshëm privat dhe publik të shërbimeve këshillimore të fermës për fermerët në vendet anëtare të BE-së.  

Ekzistenca e një SKF nacionale garanton që çdo fermerë mund të kërkoj dhe të merr këshilla themelore nga shërbimi këshillimor për fermë, bazuar në një vlerësim profesional të situatës specifike të fermerëve. Përfaqësues të MBPZHR-së kanë thënë se formimi i qendrave informuese në komuna do të jetë një prej elementeve më të rëndësishme të këtij shërbimi këshillues në raport me fermerët, madje këto shërbime janë të nevojshme drejt integrimit në Bashkimin Evropian. 

Ndërsa, Ross Bull, nga ekipi udhëheqës i projektit të BE-së, ka potencuar se ky projekt po realizohet nga një konsorcium kompanishë, tri nga të cilat vijnë nga Franca dhe njëra është nga Kosova. “Është një përzierje interesante evropiane dhe njëkohësisht kemi këshilltarë nga pjesët e tjera të Evropës që mund të sjellin pikëpamje të ndryshme të mënyrës në të cilën shërbimet bujqësore dhe trajnimet këshilluese mund të përmirësohen dhe mund të krahasohen me vende tjera të Evropës, krejt kjo me qellim për të mbështetur Ministrinë në këtë projekt”, ka deklaruar Bull, nga ekipi udhëheqës i projektit të BE-së. 

Kujtojmë se Ligji për Shërbime Këshillimore i MBPZHR-se është miratuar më 15 shkurt të vitit 2012, kurse Strategjia për këtë ligj është miratuar më 17 gusht 2012.