en-US
 
  • Site
  • Web
Search

"JAVA E SUKSESIT" GJATË 2014 E IADK-SË

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë ne  Kosove-IADK, gjatë javës që po e lëmë pas ka shënuar suksese të njëpasnjëshme të cilat do të ndihmojnë sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin e vendit tonë.

Duke qenë që IADK është transparente me bashkëpunëtorët e saj po e ndajmë me juve suksesin e arritur gjatë kësaj jave të cilën me shumë të drejtë po e quajmë “Java e suksesit gjatë 2014”.

Arsyeja pse po e emërtojmë këtë javë me këtë emër është sepse gjatë kësaj periudhe kemi realizuar:

    • Nënshkrimin e kontratës me Komunën e Vushtrrisë për zbatimin e projektit te mjedrës; ky projekt do të përkrah fermerët e Komunës se Vushtrrisë për kultivimin e pemishteve te mjedrës.
    • Fillimi i zbatimit të projektit për trajnime me UNDP-në. Ky projekt konsiderohet si një hap më tutje për një bashkëpunim të mëtejmë e afatgjatë me UNDP-ën.
    • Kalimi i Koncept Notes për një projekt që financohet nga Komisioni Europian-Zyra ne Kosovë. Ky projekt i përket sektorit për fuqizimin e grave.
    • Kalimi i Koncept Notes për një projekt qe financohet nga Komisioni Europian-Zyra ne Kosovë e që ka të bëjë me zhvillimin e hortikulturës

Të gjitha këto suksese shënohen pas një pune të madhe të kryer nga stafi i IADK-së dhe një bashkëpunimi të ngushtë me gjithë palët e interesit. IADK do të synojë të zhvillojë sektorin e bujqësisë, fuqizimin e grave dhe do të realizojë edhe projekte tjera në sfera të ndryshme në mënyrë që të arrijë zhvillim sa më të mirë të vendit.

Ju ftojmë të na qëndroni pranë në udhëtimin tonë për realizimin e synimeve tona.