en-US
 
  • Site
  • Web
Search

DELJA E SHARRIT

Emrin e ka marrë sipas Maleve të Sharrit, ku edhe merr pjesë me 24 % prej numrit të gjithmbarshëm të deleve në Kosovë. Hynë në grupin e deleve bishtshkurtra dhe supozohet se prejardhjen e ka nga “mufloni” evropian, por mendohet se ka gjak të deles së stepave (ovis vignei). Hyn në grupin e deleve të imta lesh shkurtra, me lartësi të xhidavisë rreth 62 cm dhe me thellësi e gjerësi të dobëta të kraharorit. Ka masë trupore prej 30-35 kg delet, ndërsa tek deshët deri në 45 kg. Përqindja e pjellorisë është e ulët dhe sillet rreth 110 %. Pesha mesatare e qengjave në pjellje sillet prej 2.5 – 3.5 kg. Për 3 muaj qengjat arrijnë peshën prej 18-22 kg.

Rrezja e mishit arrin rreth 44% dhe mishi i kësaj deleje (qengjit) është cilësor dhe i shijshëm. Kjo dele është krejtësisht e bardhë, leshi është me ngjyrë të bardhë, kokën nuk e ka me lesh, mirëpo koka dhe pjesët e poshtme të këmbëve janë të mbuluara me qime të bardha. Pasi ka lesh plotësisht të bardhë, është mjaft e përshtatshme për seleksionim për prodhimtarinë e leshit me qëllim të përdorimit në industrinë e tekstilit. Prodhimtaria e leshit arrin prej 1.5 -2 kg, me trashësi të fijes 37 mikron. Prodhimtaria e qumështit është rreth 80 kg në laktacionin prej 200 ditëve me 6,5 % yndyrë.