en-US
 
  • Site
  • Web
Search

BSHBK PJESË E KAMPIONATIT BOTËROR TË LAVËRTARISË NË FRANCË

Nga data 20 gusht e deri me 4 shtator 2014 në Francë do të organizohet Kampionati Botëror i Lavërtarisë në të cilin është duke marrë pjesë edhe Bashkimi i Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK). BSHBK-në në këtë kampionat është duke e përfaqësuar z. Selami Hoti, anëtarë i Bordit të BSHBK-së dhe njëkohësisht nënkryetar i Unionit të Prodhuesve të Perimeve të Kosovës (UPPK).

Në këtë kampionat janë duke marrë pjesë fermerë nga shtete të ndryshme të botës, ku për 2 javë do ti tregojnë aftësitë e tyre bujqësore në degën e lavërtarisë. Pjesëmarrja në këtë ngjarje është e një rëndësie të veçantë si për BSHBK-në në ngritjen e kapaciteteve të tyre, e po ashtu edhe për Kosovën dhe bujqësinë kosovare. Përveç karakterit garues, kjo pjesëmarrje do të mundësojë krijimin e raporteve të bashkëpunimit në mes BSHBK-sëdhe organizatave bujqësore nga vendetë ndryshme të botës, e po ashtu do ti kontribuojë edhe promovimit të BSHBK-së në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrjanë këtë kampionat u mundësua falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të IADK-së dhe AFDI-it,Organizatës së Fermerëve Francez për Zhvillim Ndërkombëtar nga Franca.