en-US
 
  • Site
  • Web
Search

KONGRESI I FERMERËVE EVROPIAN 2014

Nga data 6-8 tetor ekëtij viti në Bruksel, do të organizohet ngjarja më e madhe e fermerëve në Bashkimin Evropian (BE), KONGRESI I FERMEREVE EVROPIAN 2014. Ky kongres organizohet nga “Copa-Cogeca”, organizata me e madhe e fermerëve evropian, e cila përfaqëson më se 26 milion fermerë dhe rreth 38 mijë kooperativa bujqësore.

Kongresi 2014 ka temë diskutimi "Politikat e rejatëPërbashkëta Bujqësore(CAP) 2014-2020dheBujqësia Familjare: Rritjadhepunësimipërzonatruraletë BE-së". Qëllimiikongresitështëpër të diskutuar politikat e reja bujqësore dheveçanërishtimplementimin e sajdhe se simund të përfitojnëfermat familjaredheagro-kooperativat, zhvillimin rural, rritjadhekrijimi i vendeve të lira tëpunës. Ajodo tënxjerrë në pahrëndësinë ekërkimit dheinovacionitdhetë shqyrtojëse çfarëveprimetë mëtejshmejanë të nevojshme.Nëkëtë kongres pritet të marrin pjesë mëshumë se 600 pjesëmarrës nga 28 vendet anëtare të BE-së, përfshirëfermerë, organizata dhe kooperativabujqësore, kompani, përfaqësues tështeteve anëtare të BE-së, si dhe organizata partnere nga Turqia, Norvegjia, Zvicra dhe Islanda.

Në këtë kongres për herë të parëpritet tëpërfaqësohet edhe shteti i Kosovës, me Bashkimin e Shoqatave Bujqësore tëKosovës (BSHBK), organizatë e cila i përfaqësonfermerëtkosovarë. Që nga ky vit BSHBK është organizatë partnere me “Copa-Cogeca” dhe pjesëmarrja në këtë kongres është e një rëndësie të veçantë për BSHBK-në, në krijimin e raporteve dhe urave të bashkëpunimit me fermerë, organizata dhe institucione nga vendet e BE-së. Nga BSHBK në këtë kongres pritet të marrin pjesë 2 nga anëtarët e bordit të BSHBK-së dhe një përfaqësues nga IADK.

Pjesëmarrja në këtë kongres do të mundësohet falë projektit “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”, projekt i financuar nga BE implemetuar nga IADK në partneritet me SiV.