en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PROMOVIMI I PROJEKTIT PËR SHOQËRI CIVILE EU-CS

Në fillim të muajit korrik do të organizohet  promovimi i projektit “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”, projekt i financiar nga Bashkimi Evropian, e i cili zbatohet nga IADK në partneritet me SiV. 

Me këtë rast do të prezantohen zhvillimet më të reja dhe të arriturat e projektit dhe planet për të ardhmen, me theks të veçantë: 

• Aktivitetet ë e BSHBK-së, 
• Publikimi  i tri broshurave (1. Shkathtësitë e komunikimit; 2. Avokimi dhe Lobimi; 3. Marketingu) 
• Gazeta mujore  
• Aktivitetet  e projektit (seminare, tryeza të rrumbullakëta, trajnime etj) 

Në këtë ngjarje  do të ftohen përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe lokale (MBPZHR dhe ministritë tjera të linjës, komunat), përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, ambasadat, Fakulteti  iBujqësisë dhe shoqatat e  fermerëve, dhe  përfaqësues tëshoqërisë civile nga sektori i bujqësisë. 
Qëllimi i  kësaj ngjarje është të tregohet transparencë dhe të sigurohet që projekti është i dukshëm dhe informacionet për rezultatet e tij janë mjaft të përhapura, dhe gjithashtu për të theksuar kontributin e BE-së në këtë proces.